111 vjetori i drejtësisë/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon sot mbledhje të përbashkët me KLP dhe figura të larta shtetërore

21
Sigal

Me rastin e 111-vjetorit të drejtësisë, prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbajë mbajë mbledhjen e përbashkët të KLP.  OSBE-ja njofton se mbledhja do të mbahet në orën 9:45, të ftuar do të jenë drejtuesit e drejtësisë në Shqipëri.

Të ftuar në këtë mbledhje janë kryetarja e KKLP, Presidenti Bajram Begaj, kreu i KLP, ambasadori i BE, Ambasada Amerikane, ministri i drejtësisë dhe kryetarja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Njoftimi: Prezenca e OSBE-së në Shqipërinë dëshiron t’ju bëjë me dije se nesër në datën 10 Maj 2024, në orën 9:45 pranë Xheko Imperial do të organizohet Mbledhjen e Përbashkët Vjetore e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor me rastin e 111-vjetorit të Ditës së Drejtësisë.

Në panelin kryesor do të jenë:

  1. Znj. Naureda LLAGAMI, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë;;
  2. SH.T.Z Bajram BEGAJ, Presidenti i Republikës së Shqipërisë;
  3. Z. Alfred BALLA, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
  4. SH.T.Z Silvio GONZATO, Ambasadori i Bashkimit Evropian;
  5. Z. David WISNER, I ngarkuari me Punë për Ambasadën Amerikane;
  6. Z. Ulsi MANJA, Ministri i Drejtësisë;
  7. Znj. Clarisse PASZTORY, Kryetare në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri;

“Të vdekurit nuk mund të klithin për drejtësi. Është detyrë e të gjallëve të bëjnë drejtësi për ata”

Është një shprehje e thënë nga Lois McMaster Bujold, një shkrimtare e famshme amerikane e kohëve që jetojmë. Duket sikur i dedikohet pikë për pikë, historisë tonë për drejtësinë e munguar, ku ka shumë viktima të abuzimit me të drejtën e për të cilat dikush duhet të klithë për drejtësi.

Në historinë e shkurtër të shtetformimit shqiptar është e vështirë të gjesh një kohë kur institucionet kanë respektuar të drejtat e liritë e individit. Për 50 vite të komunizmit diktatura mohoi çdo liri e të drejtë, ku për pasojë pati mijëra viktima të drejtësisë së munguar. Ndërsa në këto vite të tranzicionit demokratik, është korrupsioni si kërcënim shumë serioz për liritë e të drejtat e qytetarëve shqiptarë.