Zgjedhjet në PS/ Mbi 95 mijë  anëtarë të PS në gjithë Shqipërinë  sot do të votojnë për delegatët. Blendi Klosi apel drejtuesve të organizatave: Kërkohet pjesëmarrje 100% e anëtarëve socialistë. Mbahet Asambleja e Partisë Socialiste e Tiranës, Veliaj: I kemi  hapur derën çdo të riu

14
Sigal

Mbahet Asambleja e Partisë Socialiste e Tiranës, Veliaj: PS po përgatitet për fitoren e Ramës në 2025

Kjo është përgatitja për fitoren e Edi Ramës dhe PS-së në vitin 2025, siç i ka hije PS dhe siç i ka hije Qarkut të Tiranës, që do të jetë vendimtar se sa e fortë dhe sa bindëse do të jetë fitorja jonë, për t’i pasur duart e lira, një mendje të lirë, për të mos u penguar nga askush

Ashtu sikundër ishte njoftuar edhe më herët, socialistët e kryeqytetit u mblodhën këtë të enjte në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës njëherësh edhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për këtë qark gjatë fjalës së tij tha se rreth 30% e anëtarësisë socialiste përbëhen nga të rinjtë ndërsa në faktorin gjini rreth 47% të kësaj anëtarësie janë gra dhe vajza. Veliaj tha se Partia Socialsite është e vetmja parti që i ka hapur derën çdo të riu, pa e pyetur për prejardhjen ndërsa ftoi anëtarët socialistë të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në të gjitha bashkitë e vendit. Ai tha se vota e gjithësecilit do të respektohet njësoj deri në minutën e fundit. Në mbledhjen e Asamblesë për Qarkun e Tiranës, drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj, tha se Partia Socialiste po përgatitet për fitoren e Edi Ramës dhe PS-së në vitin 2025. Ai tha se edhe organizimi i sotëm është një përgatitje për atë betejë. “Askush të mos ketë asnjë dyshim, ky nuk është një ushtrim politik, kjo nuk është një stërvitje për nxehje, por kjo është përgatitja për fitoren e Edi Ramës dhe PS-së në vitin 2025, siç i ka hije PS dhe siç i ka hije Qarkut të Tiranës, që do të jetë vendimtar se sa e fortë dhe sa bindëse do të jetë fitorja jonë, për t’i pasur duart e lira, një mendje të lirë, për të mos u penguar nga askush, për të mos u kapur peng nga asnjë parti e vogël dhe me aleanca problematike të së kaluarës, por për ta qeverisur Shqipërinë drejt vizionit 2030, me vota që vijnë nga vullneti i lirë i qytetarëve të Shqipërisë, por sidomos i qarkut tonë, që prodhon edhe numrin më të madh të mandateve për deputet”, tha Veliaj. Ai shtoi se Partia Socialiste nuk është perfekte, por ajo sigurohet që, nëse një organizëm i saj ka një problematikë, ta korrigjojë dhe ta shërojë atë, për të vijuar përpara me punë. “Familja jonë nuk është perfekte! Organizmi ynë nuk është perfekt, njësoj si organizmi i secilit prej jush këtu. Në organizmin tonë ka pa fund anomali, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Nëse je realist dhe kupton se, po, një organizëm mund të ketë probleme të tilla, dhe siç heqim një dhëmballë, siç ndërhyjmë për një problematikë që kemi në organizmin tonë, është shumë e rëndësishme, jo ta mohojmë atë, jo ta mbrojmë dhe të hiqemi sikur jemi imunë, por të sigurohemi që ta korrigjojmë atë problamtikë në organizimin tonë, ta adresojmë, dhe patjetër ta mjekojmë dhe ta shërojmë”, tha Erion Veliaj.

 

Zgjedhjet në PS, Blendi Klosi apel drejtuesve të organizatave: Kërkohet pjesëmarrje 100% e anëtarëve socialistë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i bëri thirrje të gjithë kryetarëve të zgjedhur në organizatat socialiste që të përqëndrohen në terren për të angazhuar çdo qelizë të Partisë Socialiste për të garantuar pjesëmarrje 100% të anëtarëve socialisë në procesin e votimit. “Kemi nevojë që secili nga ju, kryetarët e zgjedhur në organizatat socialiste, kryetar njësish zonale, kryetar partie në bashki, deputetë, përfaqësues, anëtarë të asamblesë kombëtare të jenë të përqendruar në territor për të angazhuar çdo qelizë të PS për të garantuar pjesëmarrje 100% të anëtarëve socialistë”, tha Klosi. Ai tha se, “PS pasi mbyll fazën e 3 të rienergjizimit me votimet e delegatëve të kongresit, nis procesin në terren. Qartazi, PS do duhet të fillojë punën me ekipet në terren për fazën e re që është CENSUSI për të evidentuar çdo votë që ne do kemi mundësinë të marrim në garën e ardhshme elektorale. Votojnë anëtarët e partisë sipas parimit një anëtar një votë dhe jo më kot kemi zgjedhur dy ditë për të kthyer këtë proces, ditën e premte datën 10 maj dhe ditën e shtunë 11 maj për të pasur mundësinë ti japim hapësirë plot 95000 anëtarëve disponibël të PS për të votuar në këtë proces zgjedhor. Delegatët e zgjedhur të kongresit, me parimin një anëtar një votë, do i drejtohen asamblesë kombëtare të PS, kongresit të PS në qershor për të zgjedhur asamblenë e re dhe më pas forumet e larta drejtuese të PS”, tha ndër të tjera Klosi.