Përfshihet nga flakët një automjet në Fier, shkak një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit

21
Sigal

Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët ketë mesditë në rrugën “Miço Plaka” në lagjen “Kastriot” në Fier.

Shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar automjetin menjëherë pasi ka vënë re tym në pjesën e përparme të makinës.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja që bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa aty ndodhen edhe policia e grupi i eksperteve.

Për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh.

Zjarri në automjet ka shkaktuar vetëm dëme materiale.