Çmimi i naftës shënon tjetër rekord, në Tiranë kushton 265 lekë litri

236
Sigal

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord. Në një karburant në zonën e ‘Kodrës së Priftit’ çmimi i naftës është 265 lekë për litër.

Lidhur me rritjen e shpejtë të çmimeve sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Nga ana tjetër flota e transportit urban është përgjysmuar ndërsa shoqata e tyre bën me dije se do të dyfishojë çmimin e biletës.

Sakaq, nesër në orën 17:00 përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, fermerë e blegtorë do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Image