Nishani dekreton sesionin e jashtëzakonshëm. Ja kur do betohet Ilir Meta

484
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, ku do të betohet kreu i ri i shtetit, Ilir Meta. Mësohet se sesioni do të mbahet më datën 24 korrik.

Kreu i Kuvendit, Meta u zgjodh President më 28 prill, në kohën e një krize politike në Shqipëri, ku opozita ishte në çadër duke protestuar, ndërsa nuk u përfshi në votimin për kreun e ri të shtetit.

DEKRET
PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

Dekretoj
Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10559
Tiranë më 30.06.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
Sigal