Avokati Leonard Karaj ka kritikuar prokurorët e SPAK, për punën e dobët që bëjnë duke mbledhur vetëm dosje që nuk japin rezultat me zyrtarë, politikanë dhe kriminelë të dënuar.
Karaj thekson se 20 prokurorët e SPAK nuk arrijnë të bëjnë as 20 gjyqe gjatë një muaji. Dosjet të cilat kanë nevojë për hetime të thelluara lihen stok në zyrat e SPAK, pa dhënë rezultat konkret. “Thonë e ke kapur keq me SPAK-un.
A janë 20 prokurorë ata? . A iu bëjnë 20 gjyqe në muaj ata 20 prokurorët? Jo në Javët por në muaj. Po gjete 20 gjyqe nga SPAK në GJKKO, më trego. Po cafrë bëtë aty o zotëri? Ti ke 6 vjet aty në SPAK? Mbledhin dosje dhe i lënë mullar në zyrat e SPAK. prova është prova, cështja është sit a 10 fishosh. Dosjet e Ballukut po ti hidhje në detin Jon mund të të ngrinin aq lartë nuk të arrinin as peshkaqenët”, deklaroi avokati Leonard Karaj.
Sipas avokatit, prokurorët e SPAK, kishin mjaftueshëm dosje për të dënuar Belinda Ballukun por nuk e bënë për shkak të punës dhe rezultatit të dobët të punës së tyre.






















