Llangozi tregon skandalin: Policia e Sarandës përdor makinat e kontrabanduara, shefi i komisariatit “ankohet” se po shantazhohet

Avokati Arben Llangozi ka denoncuar drejtuesit e komisariatit të Policisë së Sarandës, konkretisht shefin e Mateo Bakalli për abuzimet me detyrën. Sipas avokatit Mateo Bakalli së bashku me punonjësit e policisë po përdorin makinat e kontrabanduara, dicka e pa ligjshme aq më tepër për uniformat blu.

Llangozi tregon se pas denoncimit, është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka ndërhyrë dhe ka sekuestruar automjetet e dyshuara që përdoreshin nga punonjës të Policisë. Lalngozi thotë se pretendimi i Mateo Bakallit se po shantazhohet policia nuk qëndron si argument, por kemi të bëjmë me një abuzim të pastër me detyrën.“Por përpara se denoncimet publike të quhen “shantazh”, duhet treguar se çfarë ka ndodhur realisht.

Sigal

Pranë Komisariatit janë konstatuar disa automjete të kontrabanduara, të cilat përdoreshin nga drejtues të Policisë së Sarandës, mes tyre edhe nga vetë Mateo Bakalli. Për rastin është kontaktuar salla operative dhe, pasi kjo e fundit komunikoi me drejtuesin, u tha se shefi do të paraqitej për të treguar dokumentacionin e automjetit. Por shefi nuk u paraqit. Pas më shumë se një ore pritjeje është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka ndërhyrë dhe ka sekuestruar automjetet e dyshuara që përdoreshin nga punonjës të Policisë. Atëherë pyetja për Mateo Bakallin është se ku është shantazhi?

Te qytetari që evidenton një automjet të dyshimtë, telefonon Policinë, pret verifikimin dhe më pas njofton AMP-në, apo te fakti që automjete të tilla pretendohet se përdoreshin pikërisht nga njerëzit që kanë për detyrë të luftojnë kontrabandën dhe trafikun? Nëse automjetet janë të rregullta, publikohen dokumentet dhe çështja mbyllet. Nëse AMP i ka sekuestruar për verifikim, atëherë duhet të sqarohet origjina e tyre, targat, dokumentacioni, kush i dispononte dhe si kishin përfunduar në përdorim të drejtuesve të Policisë. Denoncimi i një fakti nuk mund të etiketohet si shantazh por si detyrë”, deklaron Llangozi.