Zhukja misterioze e kapitenit, tërhiqet jahti turk

568
Sigal

Tërhiqet jahti turk nga Shëngjini, kapiteni i së cilit u zhduk në mënyrë misterioze në ujërat shqiptare. Teksa Prokuroria shqiptare nuk ka asnjë të dhënë për zhdukjen e kapitenit, i cili dyshohet se është vrare, avokati i biznesmenit turk i shoqëruar edhe nga punonjës të ambasadës turke në Tiranë, kanë bërë tërheqjen e mjetit lundrues.

Përfaqesues nga ambasada Turke në Tiranë, Avokati i pronarit të Jahtit si dhe oficeri i policisë gjyqësore Lezhë, zbritën në portin e Shëngjinit rreth drekës për tërheqjen e mjetit lundrues.

Sipas kapitenit Edmond Marku, i cili gjeti jahtin në det të hapur, është shkelur ligji detar. Ndërsa ka marrë një urdher nga kapiteneria në 5 shtator për tërheqjen e jahtit, asnjë dëmshperblim nuk i është dhënë për shpenzimet për transferimin e jahtit “Atik Bey” deri në port.

Sipas kapitenit Marku, nuk u është dhënë një urdhër i prokurorisë për tërheqjen e jahtit.

Ndërkohe nga ana tjeter edhe avokati i pronarit te Jahtit Albi Bineri gjate nje bisede me Syri tV nuk dha asnje detaj ne lidhje me tereheqjen e mjetit lundrues, ndersa tha se ne ditet ne vijim do te dale ne nje komunikate për mediat për të sqaruar të gjithe dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë mbetet ende mister fati i kapitenit turk i cili lundronte me jahtin luksoz.

Pak ditë pas ngjarjes mbërriti në Shqipëri pronari i jahtit, i cili deklaroi për mediat se nga të dhënat e sistemit GPS dhe rrethanat e tjera të ngjarjes, besonte se aksidenti tragjik ndodhi kur jahti gjendej në ujëjrat e Malit të Zi dhe më pas rrymat e kanë shtyrë drejt brigjeve shqiptare.

Përtej dyshimeve të hedhura në mediat shqiptare, për një ngjarje me prapavijë trafikun e drogës, pronari i jahtit deklaroi atëherë se kapiteni Yavuz ishte një njeri me integritet dhe nuk përfshihej në aktivitete të paligjshme.