Softa zbulon shifrën: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri, Radhima maja e ajsbergut!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, duke folur lidhur me përplasjen mes biznesmenëve në Vlorë, tha se Radhima ishte vetëm “maja e ajsbergut” e problematikave që lidhen me pronat në Shqipëri.Sipas Softës, rreth 10-11 mijë persona janë vrarë në Shqipëri për shkak të konflikteve të pronës, që nga fillimi i demokracisë deri në ditët e sotme.

Ai tha se kjo shifër tregon përmasat e problemit që lidhet me pronësinë në vend.“Radhima ishte maja e ajsbergut të problematikave që ka për pronat. Në qoftë se do kërkojmë statistika, nuk e di, mundohesh të kërkosh, po të paktën aq sa gjeta janë rreth 10.000-11.000 të vrarë vetëm për konfliktet me pronën, nga fillimi i demokracisë dhe deri në ditët e sotme”, tha ai.

Sigal

Softa u shpreh se konfliktet për pronat kanë sjellë pasoja të rënda sociale, duke çuar në prishjen e familjeve dhe konflikteve mes fiseve.“11.000 të vrarë në Shqipëri nga prona, problemet e pronës. Janë prishur familje të tëra për konflikte me pronën, janë prishur fise. Kemi konflikte të cilat kulmojnë midis dy bizneseve të mëdha në konflikt, prapë përsëri për pronën, dhe konflikte të tjera të cilat kanë ndodhur prapë në mënyrë indirekte kanë përsëri problemin e pronës”, tha Softa.

Sipas ekspertit, çështja e pronës mbetet një problem madhor që ende nuk është zgjidhur nga shteti dhe shoqëria shqiptare.“Kështu që ky është një problem madhor që ne ende nuk e zgjidhëm si shtet, nuk e zgjidhëm si shoqëri dhe vazhdojmë ta mbartim këtë gjë, duke u trashur në momente të caktuara, pikërisht kur interesat ekonomike për pronën vijnë në këto nivele, siç është kjo sipërfaqe që dëgjova, një sipërfaqe e konsiderueshme ku përfshihen interesa të tjera të vogla ekonomike të të gjithë atyre, tha Softa.