Dorëheqja e Thaçit nga posti i Presidentit, reagon Genc Pollo

296
Sigal

Me anë të një statusi në Facebook ish deputeti i PD, Genc Pollo shkruan se “Uroj që akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të rezultojnë të pabazuara dhe gjykata ndërkombëtare t’i shpallë të pafajshëm”.

“Por ata vepruan me dinjitet duke u dorëhequr dhe duke u vënë në dispozicion të drejtësisë. Ashtu si edhe Ramush Haradinaj më parë. Gjithësesi UÇK e lufta e përpjekja për çlirim nga zgjedha serbomadhe, milosheviçiane mbeten në anën e drejtë të historisë dhe në panteonin e kujtesës së kombit shqiptar. Stabiliteti institucional i Kosovës besoj është i garantuar nga politikanët drejtues”, përfundoi ai.