Opozita/ Kuvendi nën drejtimin e Nikollës mbështetës i veprimeve antiligjore, përjashtuan opozitën nga komisoni hetimor në shëndetësi

28
Sigal

“Komisioni Hetimor është e vërtetë, është në pikën zero”. Kryetarja e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, check up dhe sterilizimin, Albana Vokshi, pranon se ende nuk është bërë asnjë punë për të hetuar këto dy kontrata, por shton se asnjë prej opozitarëve nuk është fajtor. Gishtin e akuzës e drejton nga maxhoranca, ku sipas saj qasja e shumicës ka qenë gjithmonë për të mos pasur hetim.Në cilësinë e kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi të dielën se Parlamenti nën drejtimin e Lindita Nikollës, gjendet në pikën më të ulët të historisë së tij.Nga foltorja e selisë blu, Vokshi u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë sillet si institucion ku fjala e Ramës është ligj. Vokshi u shpreh se ka denoncuar një akt të turpshëm, të njëanshëm, antikushtetues e antiligjor, nga ana e deputetëve të mazhorancës të cilët e kanë bllokuar vijimin normal të punimeve të komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.Praktikisht me anë të një instrumenti antiligjor, skandaloz që turpëron Parlamentin në një akt të paprecedentë në 33 vite parlamentarizëm, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur të përjashtojnë opozitën nga komisioni parlamentar sepse opozita nuk i duhet më komisionit dhe mbledhjet dhe vendimmarrjen e komisionit, e kanë zëvendësuar me votimin me firma që i dorëzojnë në protokoll.Kjo është një procedurë antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, që socialistët e kanë vendosur në mbledhjet e fundit, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.