Me shumë dyer e dritare.
Rrugët tregojnë ku mund të shkosh,
Dritaret shohin hapësirën e madhe.
Po nuk di t’i hap, gjithçka, është mister,
Nga e panjohura kam frikë.
Por vjen mësuesja dhe më merr,
Më hap dritaren e bëhet dritë.
Më tregon shtegun ku kalohet,
Dhe gjithçka bëhet më e qartë.
Më thotë mësuesja, gjithcka arrihet,
Asnjëherë asgjë nuk është larg.
Ndaj kam nevojë për ty mësuese,
Se më heq çdo dilemë.
Më jep kurajo të shkoj tutje,
Dhe të jem i vërtetë
E lumtur qofsh mësuesja ime
Të uroj me dashuri
Kështu do mbetesh në jetën time
Njësoj si prindërit e mi.
LULJA…
Moj lulk’ e thatë, pa aromë,
Të shoh në libër të harruar
Dhe ja tani, ky shpirt i njomë,
Me ëndrra plot më rri rrethuar.
Ku çele? Kur? E në ç’pranverë?
Po cila dorë vallë qe
Që të këputi atëherë
Dhe pse të la këtu? Përse?
Mos për kujtim të një takimi,
A të një ndarje fatale,
A si dëshmi të një dëfrimi
Krejt në vetmi, në pyj’ e male?
Ai a rron? Ajo – ka vdekur?
Ku gjenden sot, ku vallë janë?
Apo u vyshkn’ e janë mekur
Posi kjo lule që më lanë?