Berisha: I bëj thirrje Kongresit të hetojë korrupsionin e Yuri Kim, do u vë në dispozicion informacionet që kam

67
Sigal

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan dhe FBI, për një hetim për korrupsionin e mundshëm të ambasadores Yuri Kim.

Në konferencën me gazetarët, Berisha shprehu gatishmërinë për të ofruar informacionet që ka në dispozicion lidhur me këtë çështje, duke theksuar se ka akuzuar publikisht ambasadoren si të përfshirë në korrupsion dhe ka kërkuar që të bëhet një hetim i plotë.

Fjala e Sali Berishës:

Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion.