Kreu i PD u gjobit nga policia si taksist pa liçencë/ Berisha ka një mesazh të fortë për policinë e …

466
Sigal

Një ditë më parë u denoncua një rast i pazakontë kur drejtuesi i degës së PD-së së Gramshit u gjobit nga policia e shtetit sikur të ishte taksi.

Ai po udhëtonte drejt Tiranës me një makinë private, ndërsa policia nuk nguroi ta gjobiste si taksist i paliçensuart.

Në një prononcim për mediat Kodhel Çala i cili e ka paguar gjobën, thotë se kjo është haptas presion për qytetarët që të mos dalin në protestë.

Lidhur me rastin ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në një postim në rrjet se gangsterët uniformë që sillen më keq se pushtuesit!

“Miq, narkopolicët e Edvinit gjobisin sikur të ishte taksist kryetarin e PD të Gramshit, i cili kishte në veturë bashkëpuntorët e tij me te cilët po vinte për protestë në Tiranë.

Ky është degradimi ekstrem moral dhe profesional i gangsterëve narkopolicë të regjimit të kakistokracisë.

Një akt të tillë të shpëlarë dhe të ulët amoral nuk kryhet as në zona të pushtuara. Kjo është fytyra e vërtetë e Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit të tij Lleshaj”, shkruan Berisha.