Berisha: Vendi nuk mund të ketë opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë, çdo opsion është në tavolinë

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se mbrojtja e votës së lirë është prioriteti kryesor i opozitës.

Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë opozitë të vërtetë pa rikthimin e votës së lirë. Berisha paralajmëroi se opozita nuk do të pajtohet kurrë me situatën aktuale, duke e konsideruar atë të papranueshme. Ai shtoi se çdo opsion është në tavolinë, por beteja në çdo front mbetet zgjidhja më e mirë. Opozita do të mobilizojë të gjitha potencialet për të siguruar të drejtën e votës së lirë për shqiptarët.

Sigal

FJALA E BERISHËS:

Mbrojtja, lufta me të gjitha mjetet që shqiptarët të votojnë të lirë.
Ka vetëm një objekt tani, shqiptarët duhet të votojnë të lirë.
Opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë, vendi nuk mund të ketë.
Nuk mund të jetë opozitë e vërtetë ajo e cila pajtohet me këtë situatë.
Kurrë, kurrë!
Sepse ajo shndërrohet, futet si satelit në një orbitë dhe është një opozitë e pavlerë.
Ndaj dhe opozita do mobilizojë të gjithë potencialet e saj t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë.
Kjo është e gjitha…
…Çdo opsion është në tavolinë, por në tërësi beteja në çdo front është opsioni më i pëlqyer.