Kongresmeni Joe Wilson: Integriteti zgjedhor në Shqipëri janë ndikuar nga qeveria

Gjatë seancës, kongresmeni Joe Wilson tha se qeveria po nxit krijimin e këtyre rrjeteve të drogës.Kujtojmë se Wilson është kongresmeni që ka kërkuar hetim për lidhjet e  Ramës me trafikun e drogës.Më poshtë pjesë nga seanca:

Kongresmeni Joe Wilson: Unë kam qenë vëzhgues i zgjedhjeve të para të lira në Bullgari me Institutin Ndërkombëtar Republikan. Përsëri, ne mund të kemi një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri janë ndikuar nga qeveria e Edi Ramës, e cila në fakt ka nxitur krijimin e rrjeteve të trafikut të drogës. Ndër vite, SHBA-ja ka qenë shumë e suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet për luftimin e trafikut të organizuar kriminal për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut shqiptar të drogës?

Sigal