U përjashtua nga Kuvendi, reagon Vokshi: Propagandat e Ramës, ja pse i duhen gratë!

23
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore prej 10 ditësh ndaj saj dhe deputetes Elda Hoti.

Ajo shkruan se “propaganda e Ramës për numrin e grave në parlament, bie ndesh me urdhrat për përjashtimin e tyre, apo me urdhrat për firmosjen e krimeve”.

Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare.  Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij… Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…“-shkruan Vokshi.