Jani Papandile: Rikthim në terrenin e riedukimit për të mitur dhe luftën kundër krimit

Intervistë për Telegraf.al me Jani Papandilen, pedagog i kriminologjisë

Politizimi i institucioneve vazhdon të ketë ndikim negativ në administratë. Kështu, sa herë bëhen ndryshime, nëpunësit ndryshohen pavarësisht nga arsimimi, përvoja dhe niveli profesional! Këto praktika duhet të marrin fund pas tre dekadave të ndryshimeve politike.

Si mund të tolerohet fakti që në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, “krimi i organizuar” instaloi sistemin e kontrollit elektronik dhe kamerave që natyrshëm janë implikuar drejtuesit e komisarjateve dhe të antikrimit. Si mund të jenë akoma në strukturat e policisë, këta elementë të korruptuar ?!

Janë mbi 600 të mitur në vit me zarfe që shesin nga 10 deri 100 gram lëndë narkotike në periferitë e shkollave, dhe këta ndalohen, arrestohen, dënohen nga gjykatësi, kur u vjen radha, nga 2 deri 3 muaj. Në statistikat e policisë edhe organet e gjyqësorit të zënë vendin e tyre. Ja analiza e plotë.

Jani Papandilen, i diplomuar në pedagogji, polici dhe jurispondencë, është ekspert i kriminologjisë, i cili u ngarkua personalisht nga Kryeministri në 1973 të përgatis Projekt-Programin e hapjes të një institucioni për të mitur që ishin evidentuar si keqbërës. Pas konsultave në Ministrinë e Arsimit dhe të Ministrisë të Brendëshme, Projekti i miratuar nga Këshilli i Ministrave doli në formë “Vendimi” në 10 korrik 1973. Në këtë intervistë eskluzive për Telegraf.al me profesorin e kriminalogjisë do nxjerrim në pah rëndësinë e cilësisë së kabineteve mësimore dhe si edhe të miturit e sotëm tërhiqen në rrugë kriminale, vështirësia dhe roli i institucioneve. Si paraqitet kriminaliteti sot dhe në të shkuarën.

NOA

Pyetje:

Juve jeni marrë me të miturit e vështirë edhe keni botuar artikuj e libra të kësaj fushe!

Po, i diplomuar në pedagogji, polici dhe jurispondencë, kam ushtruar detyra që u përkasin këtyre fushave.

Në vitin 1973, jam ngarkuar personalisht nga Kryeministri i asaj kohe të përgatis Projekt-Programin e hapjes të një institucioni për të mitur që ishin evidentuar si keqbërës. Pas konsultave në Ministrinë e Arsimit dhe të Ministrisë të Brendëshme, Projekti i miratuar nga Këshilli i Ministrave doli në formë “Vendimi” në 10 korrik 1973.

Në këtë Institucion mbylleshin fëmijë e të mitur të moshës 11-17 vjeç që sipas organizmave përkatëse (Komiteti Ekzekutiv dhe Dega e Punëve të Brendëshme (Policia) i mituri vërtetohej se kishte kryer akte keqbërëse.

Në një seminar ndërkombëtar organizuar nga Këshilli i Europës në ndihmë të organeve të drejtësisë dhe të policisë në ish-shtetet e kampit socialist, me pjesëmarrje nga përfaqësues të organizmave të specializuara patëm rastin të japim informacion të hollësishëm për funksionimin e shkollës të riedukimit në Tiranë, e mbyllur në vitin 1991.

Në këtë seminar personalitete të Universiteteve të Romës dhe Milanos dhanë përfundime interesante për përvojën nga institucionet e riedukimit në Itali.

Nga Shqipëria pjesëmarrës ishte Feti Gjilani i Gjykatës Konstitucionale dhe Jani Papandile i Policisë kriminale, (26-29 maj 1991)

Aty, ne dhamë një përmbledhje të programeve të atij institucioni në prag të viteve ’90. Me programet tona, si arsimi 8 vjeçar, arsimi politeknik (gjashtë profesione) kurse 3 vjeçare që merrte çertifikatë të kategorisë së parë deri të tretë. Farkëtarët, tornitorët e shkollës të edukimit i mirëprisnin në Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën Partizani etj. Pjesëmarrësit u befasuan kur mësuan që shkolla e riedukimit konkurronte me 44 shkolla në kryeqytet dhe zinte vendin e parë në festivalet muzikore, të konkurseve e teatrit, në një nga lojrat sportive. Aty bëheshin seminare dhe sesione shkencore në shkallë Republike me pjesëmarrje të Instritutit të Shkencave Pedagogjike, të shefave të Arsimit dhe Drejtorë të shkollave 8 vjeçare, të shefave të policisë etj.

Cilësia e kabineteve mësimore, pastërtia në shkollën 8 vjeçare të Kolonisë të Edukimit jepej si model për të tjerët në shkallë vendi.

Politizimi parë në praktikën e përgjithshme të institucioneve, mbetet edhe aktualisht me ndikim negativ. Kështu, sa herë bëhen ndryshime nga zgjedhjet parlamentare, nëpunësit ndryshohen pavarësisht nga arsimimi, përvoja dhe niveli profesional! Këto praktika duhet të marrin fund pas tre dekadave të ndryshimeve politike.

U arritën këto rezultate se punohej nga edukatorë të përzgjedhur, që shpërbleheshin më mirë se kolegët e tyre në shkollat e zakonëshme. Ata fëmijë ushqeheshin me normë ushqimore njëlloj si ushtarët e Gardës, me veshje sipas masave individuale, pushim 30 ditë në plazhin e Durrësit dhe 10 ditë deri 15 ditë në Malin e Dajtit.

Për të mos hyrë në hollësi duhet pranuar se institucionet e riedukimit janë veçim i të miturve disa vjet nga familja dhe jeta shoqërore, por ky privim duhet të shoqërohet me programe të studiuara e përshtatura profesionalisht që ne e kemi arritur në kushtet e shtetit të atëhershëm dhe ai stad i arritur konkurron me institucione nga më të arrirët edhe në shtete demokratike në atë kohë.

Në kushtet e shtetit demokratik, edhe institucioni i riedukimit për fëmijë e të mitur duhet të funksionojë, por, në radhë të parë duhet të shkojnë në një institucion të tillë vetëm me Vendim Gjykate dhe jo me vendime administrative siç ndodhte atëhere.

-Së dyti, në kushtet e sotme me kufijë të hapur që njerëzit lëvizin të lirë nëpër botë, sigurisht do të hyjnë e do të shtohen edhe tregues negativë të kohës së globalizmit.

Është realitet që nuk duhet rrumbullakosur as duhet injoruar, ashtu sikurse nuk duhet të na ndikojë pasiguria nga kriminaliteti me rrezikshmëri të theksuar siç është krimi i organizuar, sidomos në terrenin e lëndëve narkotike, prostitucioni i organizuar, vjedhjet e të gjitha llojeve e veçanërisht me rrezikshmëri, në kushtet tona përdorimi i armëve të zjarrit!

I përmënda këto dukuri kriminale sepse edhe të miturit e sotëm që tërhiqen në rrugë kriminale janë më të vështirë për riedukim ndaj dhe institucionet nuk do të jenë të njëjta me ato të kohës në disa drejtime, siç mund të shprehemi:

-Të jetë një apo dy institucione për të mitur 13-15 vjeç, ku të mos jenë më shumë se dyqind vetë në njërën prej tyre. Të arsimohen duke marrë edhe një profesion.

-Institucion më vehte duhet të ketë për të mitur 15-18 vjeçarë që mund të kenë kryer edhe krime të rënda që kanë përdorur armë. Këto kërkojnë programe më të studjuara dhe përshtatur veçorive të moshës dhe shkallës të implikimit në kriminalitet.

Në SHBA ka institucione që quhen “ato të çizmeve”. Emërtohen të tilla se veshin çizmet në orën 06.00 të mëngjesit dhe i nxjerrin në orën 21.00 të darkës. Kanë programe me ngarkesa fizike në bujqësi. Janë të mitur përsëritës në krim ose autorë të veprave penale të rënda.

Një institucion i veçantë për 15-18 vjeçarët të jetë 150-180 masa e të sistemuarëve në institucion, të funksionojë arsimi profesional, koha e qëndrimit jo më pak se dy vjet, më pas sipas rezultateve, vendos drejtoria e institucionit, me mbikqyrje të Ministrisë të Drejtësisë.

Duhen përgatitur projekte konkrete, por nga dinamika e akteve antiligjore, që evidentohen aktualisht nga policia dhe gjyqësori mendoj se një Institut riedukimi për të miturit 15-18 vjeçarë do të ishte i mjaftueshëm vetëm për 150 deri 200 të mitur. Përvoja nuk mungon. Personalisht kam përgatitur projekte në kushtet e shtetit demokratik.

2.Në vitin 1999, Ministri i Drejtësisë Ilir Panda, miratojë një projekt që të ngrihej një institucion riedukimi për të mitur 12-15 vjeçarë në Krujë në një objekt që mund të trajtoheshin deri 100 të mitur. Projekti nuk u miratua nga kryeministri i kohës me shkak mungesë fondesh.

3.Viti 2005, me Ministrin e Drejtësisë F. Xhafa, studjuam ndërtesat e minatorëve në Pogradec (sot institut riedukimi për femrat e dënuara). Paraqita projektin që u miratua nga Ministri i Drejtësisë pas konsultimit edhe me një specialist zviceran, por u parashikuan investimet për vitin 2006, nuk u zbatua se u bë ndryshimi i drejtimit politik.

Në librin “Me të miturit e vështirë” botim i vitit 2020, përveç personazhit kryesor takuar në Boston SHBA në vitet 2015, pas tridhjetë e pesë vjetëve kur u lirua nga shkolla e riedukimit do të ndesheni edhe me një skic-ide, për një shkollë riedukimi në Tiranë në kushtet e sotme, faqe 229-234. Në këto 6 faqe kam vendosur një skiç-ide (projekt) se si mund të finksionojë në kryeqytet një institucion specifik për fëmijët e moshës 10-15 vjeçarë që kanë braktisur shkollën, kryejnë akte keqbërëse dhe duhet t’i nënshtrohen një institucioni specifik. Nuk ka patur asnjë reagim për këtë projekt.

Si mund të tolerohet fakti që në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, “krimi i organizuar” instaloi sistemin e kontrollit elektronik që natyrshëm janë implikuar drejtuesit e komisarjateve dhe të antikrimit. Si mund të jenë akoma në strukturat e policisë, apo në Shkollën e lartë të Policisë këta elementë të korruptuar. 600 të mitur në vit me zarfe që shesin nga 10 deri 100 gram lëndë narkotike në periferitë e shkollave, dhe këta ndalohen, arrestohen, dënohen nga gjykatësi, kur u vjen radha, nga 2 deri 3 muaj. Në statistikat e policisë dhe organet e gjyqësorit të zënë vendin e tyre.

Pyetje:

Në rolin e kriminologut cili është opinioni juaj për kriminalitetin aktualisht?

Kriminaliteti, vështruar edhe si dukuri shoqërore është një proces gjithnjë në ndryshim e zhvillim.

Në Shqipëri përpara 100 vjetëve regjistroheshin afërsisht 300 vrasje kriminale në vit, kur ishin të regjistruar rreth 850.000 banorë.

Në vitet 1930-1940 regjistroheshin rreth 180-200 vrasje në vit me 1.000.000 banorë.

Në dekadat 1960-1980 regjistroheshin 30-40 vrasje kriminale në vit me një popullsi 2.500.000 banorë.

Aktualisht regjistrohen 60-70 vrasje kriminale në vit me një popullsi rreth 2.5000.000 (ndjehet mungesa në regjistrime).

Kërkohet të zihet shumë vend nëse analizojmë, ballafaqojmë veçoritë, shkaqet, karakteristikat e çdo epoke.

Thënë fare shkurt, kuptohet, se në sistemin socialist (1950-1990) shteti kufijt i mbronte me tela me gjëmba, përdoreshin armët e zjarrit. Mungonte çdo kontakt fizik me jashtë. Ndërkohë, vendi ishte në zhvillim, njerëzit punësoheshin pa përjashtim, shkolloheshin dhe kujdesi shëndetësor nuk mungonte. Edhe pse kontradiktor, ky realitet vështruar nga fokusi kriminologjik, pa ngatërruar me krimet apo veprimet antiligjore të karakterit politik.

Aktualisht evidentohet një llojshmëri kriminaliteti që krahasuar me të kaluarën është me intensitet më të lartë, tepër i dhunshëm, i mpleksur me krimet në shkallë ndërkombëtare sidomos ato të lidhura ngushtësisht me prodhimin e trafikimin e lëndëve narkotike.

Krimi i organizuar me segmente të inkriminuara në disa shtete të tjera përbënë sot jo vetëm veçori, karakteristikë, dhe ndërkohë rrëzikshmëri të theksuar.

Përmbysjet politike sigurisht do të kenë pasojë edhe në kriminalitet por tek ne sikur eci, u fuqizua më shpejtë elementi i inkriminuar se sa strukturat e specializuara të luftës kundër krimit, sikurse edhe prokuroria e organet gjyqësore. Shumë shkurt, disa nga shkaqet:

1.Për shkak të çthurjes të sistemit nëpërmes ikjeve, arratisjeve të frikëshme, mbyllja brenda një viti të gjitha qëndrave të prodhimit ku ishin punësuar treqind mijë punëtorë, braktisjes edhe të shkollave apo institucioneve kulturore, artistike, sportive.

2.Gabimet për pronësinë si ligji 7501, dhe dhjetra VKM të marra nga qeveritë e dy krahëve për pronën janë një shkak tjetër madhor i kriminalitetit.

3.Firmat piramidale që sollën grabitjen e qindra mijëra armëve luftarake e nxorën jashtë loje shtetin  me strukturat e tij kryesisht si policinë, prokurorinë, gjyqësorin. Është akoma një popull i armatosur dhe është sektori që është punuar më dobët.

Edhe sot shteti tregohet i pa aftë për parandalimin e përdorimit të armëve të grabitura.

4.Implikimi në prodhim, por sidomos futja në bandat e organizuara jashtë shtetit për transportimin e lëndëve narkotike shoqëruar me organizimin e prostitucionit dhe shitblerjen e armëve luftarake ka sjellë një kriminalitet mjaft të organizuar, të dhunshëm dhe me aftësi për korruptimin e atyre që duhet të parandalojnë kriminalitetin.

Një shkak tjetër madhor që vazhdon të mbetet i pa kontrolluar, i pa evidentuar, i pa studjuar e analizuar shkencërisht është dhe gjëndja apo manifestimi negativ në përballjet politike pozitë-opozitë. Po qe se çmohen akoma të natyrëshme zjarret ndaj pasurisë publike në institucione apo në rrugë, në se grinden, shahen, mallëkohen me të gjitha “ofiqet” ata që drejtojnë parti apo “partiçka” politike, vetëm e nxitin kriminalitetin. Edhe retorika e rëndomtë politike ndikojnë në opinion deri dhe tek specialistët që duhet të merren profesionalisht me luftën kundër kriminalitetit.

Aktualisht evidentohet një llojshmëri kriminaliteti që krahasuar me të kaluarën është me intensitet më të lartë, tepër i dhunshëm, i mpleksur me krimet në shkallë ndërkombëtare sidomos ato të lidhura ngushtësisht me prodhimin e trafikimin e lëndëve narkotike.

Politizimi parë në praktikën e përgjithshme të institucioneve, mbetet edhe aktualisht me ndikim negativ. Kështu, sa herë bëhen ndryshime nga zgjedhjet parlamentare, nëpunësit ndryshohen pavarësisht nga arsimimi, përvoja dhe niveli profesional! Këto praktika duhet të marrin fund pas tre dekadave të ndryshimeve politike.

Vitet 2024-2025 e gjejnë policinë e shtetit të dobësuar, të pa aftë, me njerëz (kuadro) të implikuar  në masë të gjerë. Asnjë “Reformë” nuk realizohet në polici pa hequr shumë kuadro drejtues, nga komisarë, n/komisarë, oficerë drejtues në Dikaster, mjaftë syresh implikuar në produktet e lëndëve narkotike. Statistikat e policisë mbushur me tregues fiktivë! Pse? Thuhet zbulohen 90-95% e krimeve!

Si mund të tolerohet fakti që në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, “krimi i organizuar” instaloi sistemin e kontrollit elektronik që naryrshëm janë implikuar drejtuesit e komisarjateve dhe të antikrimit. Si mund të jenë akoma në strukturat e policisë apo në Shkollën e lartë të Policisë këta elementë të korruptuar.

600 të mitur në vit me zarfe që shesin nga 10 deri 100 gram lëndë narkotike në periferitë e shkollave, dhe këta ndalohen, arrestohen, dënohen nga gjykatësi, kur u vjen radha, nga 2 deri 3 muaj. Në statistikat e policisë dhe organet e gjyqësorit të zënë vendin e tyre. Me këtë rast ngrihet përqindja e rezultateve pozitive në luftën kundër kriminalitetit! Siç kuptohet është tregues jo real.

Pa bërë shumë komente: Politika penale e goditjes të të miturve është e gabuar nga organet që sipër citova. Duhet hequr dorë nga veprimet formale për t’u prezantuar me rezultate pozitive që kanë në thelb doza fiktiviteti. Edhe Prokuroria e Gjyqësori të mos konfirmohen e të mos pajtohen me qindra ndalime (arrestime) të moshave të mitura, 14-18 vjeç.