Prof. Dr. Lush Susaj: Ju jeni në anën e duhur të historisë, jam krenar të vesh këtë qeleshe dhe shpresoj që të jetë në BE një ditë

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian, Z. Nicolae Ștefanuța, në protestë: 

-Studentët do e mundin përsëri diktaturën e do e shpëtojnë shtetin dhe kombin shqiptarë

Sigal

-Euro deputetët thonë se jeni në anën e drejtë të historisë, diktatura përgojon e dhunon

-Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian, Z. Nicolae Ștefanuța,  kishte vendosur mbi kokë një qeleshe të pikturuar me flamurin kombëtar shqiptar

-Z Stefanuta tha: “Pse janë evropianët këtu dhe pse nuk është Edi Rama këtu? Ndoshta ka frikë!

-Nëse ai ka frikë, ju nuk duhet të keni frikë. Mbani mend, rruga mund të jetë e gjatë, por ju jeni në anën e duhur të historisë. Jam krenar të vesh këtë qeleshe dhe shpresoj që të jetë në BE një ditë

-Shihet vendosmëria e botës studentore, që edhe në kushtet e kapjes politike të sistemit arsimor dhe botës akademike, përsëri po ja shërojnë plagët e mëdha Shqipërisë

– Mbi incidentin me banderolën e studentëve, dt 29 qershor 2026, ngjarje reale

Prof. Dr. Lush SUSAJ

-Euro deputetët thonë se jeni në anën e drejtë të historisë, diktatura përgojon e dhunon

Në protestën e datës 29 qershor 2026, nga ana e strukturave të policisë, edhe pse në podiumin e protestës po mbanin fjalën e tyre Euro deputetët e ardhur enkas për protestën, pati një provokim shumë të ulët ndaj studentëve protestues. Në këtë datë të shënuar, në protestën e zhvilluar  para Kryeministrisë, ishte i pranishëm dhe e ka përshëndetur protestën edhe zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian, Z. Nicolae Ștefanuța, që kishte vendosur mbi kokë një qeleshe të pikturuar me flamurin kombëtar shqiptar në kokë. Duke folur për zhvillimet politike të viteve 1990 në Rumani dhe rrëzimin e diktatorit Nikola Çaushesku, Ștefanuța tha se shqiptarët nuk kanë arsye pse ta durojnë më diktaturën e mizerjes politike të nepotizmit, përçarjes, hajnisë dhe korrupsionit.

Ndër të tjera, Z Stefanuta tha: “Isha 9 vjeç kur pashë Çausheskun të bjerë nga qeveria. Ju duhet të prisnit edhe pak që të binte Enver Hoxha. Por nuk keni pse ta duroni më diktaturën, mjaft me tranzicion, mjaft me korrupsion”.

Dhe vazhdoj duke theksuar që protesta dhe protestuesit janë në anën e duhur të historisë, duke theksuar dhe nënkuptuar se kryeministri Edi Rama dhe narkodiktatura është shumë e vogël dhe shumë e frikësuar përballë kombit dhe reagimit të qytetarëve.

Në këtë protestë të madhe qytetare, fjalë për fjalë Z Stefanuta tha: “Pse janë evropianët këtu dhe pse nuk është Edi Rama këtu? Ndoshta ka frikë! Nëse ai ka frikë, ju nuk duhet të keni frikë. Mbani mend, rruga mund të jetë e gjatë, por ju jeni në anën e duhur të historisë. Jam krenar të vesh këtë qeleshe dhe shpresoj që të jetë në BE një ditë”.

Dhe është e vërtetë që Europa e ka dashur, e do, e që kurrë nuk e ka mohuar Shqipërinë e as popullin shqiptarë. Përkundrejt faktit që shqiptarët, duket sikur gjithmonë e kanë harruar vetveten dhe kombin e tyre përmes mungesës së reagimit ndaj dhunës dhe horrave të krimit, korrupsionit dhe pjellës së keqe kombëtare, sikurse i ka quajtur At Zef Pllumi.

Heshtja dhe komfortimi i lehtë ndaj diktatorëve dhe diktaturave, është bërë e keqja më e madhe e popullit shqiptarë.

Nënshtrimi dhe kalimi pa të keq nga njëri diktator tek tjetri, pranimi pa të keq i vargorës apo zinxhirëve të skllavërisë, është e keqja jonë më e madhe.

Ngritja në qeverisje dhe institucione e merhumëve dhe derrave të llupjes dhe korrupsionit, sikurse At Gjergj Fishta ka shkruar “mësue me përkrah llomin-llumin”, është sëmundja jonë më e rëndë e më shkatërrimtare. Në këtë mjedis të frikshëm të kënetës së vetme orientale të Europës, duket që tashmë është rindezur një dritë e madhe shprese, të cilën armiqtë e kombit nuk po lodhën duke e përgojuar e gjuajtur me gurë.

Edhe në këtë protestë mbarë popullore, ku qytetarët kanë zbritur në sheshe duke lënë mënjanë të gjitha ndarjet dhe ngjyrimet politike, shoqërore e kulturore, segmentet e verbëra të diktaturës kryen përsëri provokimin e radhës kundër studentëve, duke ua hequr banderolën që kishin vendosur mbi faqen e jashtme të murit të godinës së UPT.

Për parlamentarët e BE protesta dhe protestuesit janë në anën e drejtë të historisë.

Ndërsa për horrat e dhunës, frikësimit, krimit dhe korrupsionit, protesta dhe protestuesit janë në dëm të Shqipërisë. Po veprohet njëlloj sikurse është vepruar në vitet 1989-1992 kur protestuesit quheshin armiq, e vullnetarët e Enverit quheshin mbrojtës të socializmit pa bukë në bark, e që u përdorën të gjitha mjetet shtetërore e politike të diktaturës për ti intimiduar, frikësuar e deri dhe dëbuar nga Shqipëria. Po veprohet njëlloj sikurse është vepruar edhe me studentët dhe pedagogët e protestës studentore të vitit 2018, ku strukturat e larta të diktaturës sorosjano-komuniste, nuk lan protestues, as studentë e as profesorë që përkrahu studentët pa e persekutuar e goditur në mënyrën më antishtetërore e antishqiptare, derisa menduan që e shuan përgjithmonë universitetin dhe shpirtin e lirisë dhe demokracisë së rinisë universitare e shkollore. Në këtë vazhdë, pas brutalizimit mbi protestën (40 ditore) shkollore dhe universitare, diktatura e partisë së injorancës dhe korrupsionit duket që i kapi për fyti universitetet, duke katapultuar në krye të tyre dhe në brendësi të stafeve pedagogjike e mësimore merhumat dhe shërbëtorët e partisë, njerëz pa edukatë të mirëfilltë qytetare e as profesionale, të cilët as për 1000 vjet nuk mund të bëhen mësues, as profesor e as specialistë të mirëfilltë, e as të dobishëm. Me këtë bashkësi kolltukofagësh, nepotistesh e të korruptuarish në krye, në klasa e në auditorët e shkollave dhe universiteteve tona, sotë pas 8 vitesh (2018-2026), duket fare sheshit që sistemi është edhe më i sëmurë, më i vjedhur, më i varfër, më i boshatisur nga nxënësit dhe studentët, më fiktiv, më larg tregut të punës, e gjithnjë e më poshtë në rankimet rajonale e ndërkombëtare. Madje nga ky model i politizimit dhe masakrës mbi sistemin arsimorë dhe mbi reagimin e rinisë shkollore e studentore, Shqipëria cilësohet si vendi me mbi 60% analfabet funksionalë. Ky është produkti përbindësh i politizimit, nepotizmit dhe dhunës mbi shkollat dhe universitetet. Me këtë lloj qeverisje nepotike, idiote e të korruptuar, tjetër produkt nuk mund të pritet. Kjo ndodh për shkakun se armiqtë e Shqipërisë, e din shumë mirë faktin që universitetet e lira, janë oazët më të pasura me kulturë dhe vetëdije të thellë kombëtare e shtetërore. Universitetet janë qëndrat ku kan lindur dhe do të lindin protestat për liri, për pluralizëm dhe për demokraci. Për këtë arsye, armiqtë e Shqipërisë nga jashtë e nga brenda, e din faktin që kapja politike e sistemit shkollorë dhe universitarë, gjenenron vetëm dhunë politike dhe administrative, nepotizëm dhe frikësim, përçarje dhe fiktivitet, korrupsion dhe injorancë. Në këtë mënyrë bëhet edhe më e sigurt ajo rrëshqitja në monizëm dhe diktaturën e mizerjes moniste, paralel edhe me vdekjen e pluralizmit real, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

  • Segmentet e diktaturës, përsëri guxuan dhe provokuan studentët protestues.

Edhe në këtë protestë mbarë popullore, ku qytetarët kanë zbritur në sheshe duke lënë mënjanë të gjitha ndarjet dhe ngjyrimet politike, shoqërore e kulturore, segmentet e verbëra të diktaturës kryen përsëri provokimin e radhës kundër studentëve, duke ua hequr banderolën që kishin vendosur mbi faqen e jashtme të murit të godinës së UPT.

Në kohën që unë po qëndroja përballë mikrofonit duke dëgjuar fjalën e parlamentarëve të BE, Zeneli njëri nga miqtë e mi me thotë që “shiko një banderolë të bukur që po shpalosin studentët tek UPT”. Menjëherë ktheva kokën dhe pash banderolën në të cilën shkruhej “Ju Erdhi Fundi”, dhe sipër në katin e pestë ku ishte ngjitur studentët po brohorisnin të njëjtat fjalë: “Ju Erdhi Fundi”.

U lumturova nga ky reagim dhe zhvillim cilësorë e që po zhvillohej në vendin dhe në momentin kur në foltoren e protestës ishin prezentë pesë euro deputetë. Në këto kushte, unë nuk mund të qëndroja më gjatë duke dëgjuar, e së bashku me dy studentë të mi, vrapova drejtë godinës së UPT. Meqenëse policët dhe protestuesit me njihnin nga koha kur protestonim për universitetin, arritëm që të afroheshim tek dera kryesore, e të mësonim se çfarë ka ndodhur. Një studente me sy të përlotur me tha që: “pasi vendosëm banderolën, policët, e kanë mbyllur derën nga jashtë, dhe i kanë bllokuar studentët brenda”

Pa vetëdije hyra brenda, ku në shesh pushimin e katit të parë shoh që po zbrisnin poshtë studentët me vrap e të gëzuar që u liruan nga dera e mbyllur. Ama kur dolëm jashtë, pamë që banderola e vendosur nga studentët ishte hequr dhe kishte ngelur në një llambadarë të dritës së vendosur në katin e dytë. Pashë që studentët e irrituar u sulën lartë për të marrë banderolën, e pas studentëve vrapuan edhe kamerat e mediave që filmonin dhe regjistronin çdo lëvizje e fjalë.

Në kaosin e krijuar, krahas studentëve, pash që hyn brenda edhe qytetarë të tjerë të irrituar, e kështu u krijua një situatë pak si kaotike, por që nuk shkaktoj asnjë dëm apo incident. Pash që në krahun e majtë të derës kryesore të UPT, ra përtokë një kornizë xhami e vogël që u thye pa dashje. Në ato moment pash që në katin e dytë, dy qytetarë të irrituar e goditën me shqelma derën që të nxirrte aty ku kishte ngecur banderola, e në këto kushte hapa krahët dhe thirra me të madhe: “mos dëmtoni asgjë, jo dhunë në mjediset e universitetit”.

Njëri nga protestuesit e përditshëm, një studentë esmer nga Fieri, mu lut që të qëndroja e të ndihmoja në sheshpushimin e katit të dytë, ndërsa ai shkoj me vrap në katin e tretë. Në këtë moment dëgjova edhe thirrjet që po vinin nga shkallët lartë: “vetëm studentët, të tjerët jashtë”

Mora frymë lirishtë, sepse e kuptova që provokimi mori fund, kuptova që përsëri triumfoj shpirti, kultura dhe dija e studentëve të Shqipërisë, mbi ligësinë e hajnave të partisë.

Në këtë moment, duke ecur midis kamerave të televizioneve, u nisa për në katin e tretë, duke thirrur jo dhunë, të mos dëmtohet asgjë. Në mesin e shkallëve, përballë meje pash që po zbriste edhe një polic i vjetër. E kuptova që ishte shumë i stresuar, unë nuk e mbaja mënd atë, ndërsa ai duke ju dridhur buzët me thirri në emër. Unë i dhashë dorën, e përqafova dhe i thash që të mos shqetësohet për asgjë. Sepse nga studentët nuk do të ketë asnjë problem e asnjë dëmtim. Është një moment që unë nuk mund ta harroj kurrë, kur në sytë e policit të moshuar që po me shikonin në beben e syrit, pash edhe lotët e një prindi që e kuptonte rendësin e detyrës dhe dimensionin e njerëzillëkut dhe të lirisë së mohuar për vite me radhë. Polici, të cilit unë nuk ja di as emrin, me tha: “Profesor, mua po me bie të fikët”. Në atë kohë shumë të shkurtër, përsëri e përqafova dhe e sigurova që të mos shqetësohet nga studentët që po qëndrojnë në shtëpinë e tyre, Zoti deshi që polici të ishte një njeri i mirë.

Po veprohet njëlloj sikurse është vepruar në vitet 1989-1992 kur protestuesit quheshin armiq, e vullnetarët e Enverit quheshin mbrojtës të socializmit pa bukë në bark, e që u përdorën të gjitha mjetet shtetërore e politike të diktaturës për ti intimiduar, frikësuar e deri dhe dëbuar nga Shqipëria.

Studentët e rivendosën banderolën në muret e tempullit të dijes, në shtëpinë e studentëve të botës shqiptare, duke rikujtuar diktaturës që studentët do të rivendosin përsëri pluralizmin dhe demokracinë e mohuar, e që studentët do të shërojnë dhe mbrojnë përsëri shtetin e së drejtës, shtetin e shqiptarëve duke ju treguar vendin kusarëve të monizmit.

Pasi banderola e studentëve të lirisë u valëvit në muret e tempullit të vet, studentët e hoqën dhe e zbritën shkallëve për ta hapur edhe në oborr e mbi shkallët e korpusit të UPT.

Studentët brohorisnin, ndërsa qytetarët e zakonshëm afroheshin dhe e puthnin banderolën, sikur donin të thoshin që liria, pluralizmi dhe demokracia do të rikthehen përsëri.

Në këtë mënyrë, me banderolën mbi duart tona kaluam në të gjithë gjatësinë e Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku protestuesit hidhnin parulla si “Rroftë shkolla shqipe”. “Rroftë Universiteti”, “Rroftë rinia studentore”.

Kjo ishte protesta e datës 29 qershor 2026, dita jo e zakonshme e protestës kundër mizerjes së regjimeve nepotike, të korruptuara e marksiste leniniste, si mbetja e fundit e një bote sovjeto komuniste në Ballkan dhe Europë. Një mbetje politiko shoqërore që turpëron dhe masakron të gjallë e të vdekur, që sikurse në vendet e tjera ka për të patur një fund të hidhur, trishtë.

Në këtë betejë, sikurse edhe në vitet 1990-1991 dhe 2018-2019, përsëri ra në sy rëndësia dhe vendosmëria e botës studentore, që edhe në kushtet e kapjes politike të sistemit arsimorë dhe botës akademike, përsëri po ja shërojnë plagët e mëdha Shqipërisë, duke e mbrojtur dhe rivendosur edhe këtë herë nderin dhe dinjitetin e shtetit dhe kombit shqiptarë.

Mirënjohje zëvendës presidentit të Parlamentit të Bashkimit Europian,  mirënjohje Euro deputetëve, mirënjohje protestuesve, e mirënjohja më e thellë është për studentët protestues, që si gjithmonë qëndruan si heronj dhe rojat e shtetit, të kombit e të lirisë.