Banda e inceneratorit në arrati me milionat, Zoto dhe Mirel Mërtiri  pastruan mbi 150 milionë euro

SPAK: Sipas organit të akuzës, grupi kriminal ka pastruar rreth 30 milionë euro vetëm nga faturat fiktive, të lëshuara nga “Integrated Energy BV SPV”. Organi i akuzës pretendon se Mërtiri dhe Zoto, të konsideruar si pronarët “de facto” të kompanisë koncesionare, kanë përfituar në mënyrë të parregullt shuma të mëdha monetare, duke përdorur edhe kompani offshore dhe transferime cash. Sipas SPAK, përmes kësaj skeme janë nxjerrë nga kompania mbi 128 miliardë lekë dhe 16.6 milionë euro

Banda e inceneratorit të Tiranës vijon të jetë në arrati me milionat, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto  pastruan 30 milionë euro

Mërtiri dhe Zoto drejtonin grupin kriminal të inceneratorit të Tiranës, kontrata koncesionare ishte 128.2 milionë euro

Organi i akuzës pretendon se Mërtiri dhe Zoto, të konsideruar si pronarët “de facto” të kompanisë koncesionare, kanë përfituar në mënyrë të parregullt shuma të mëdha monetare, duke përdorur një mekanizëm të faturave fiktive, kompani offshore dhe transferime cash. Sipas SPAK, përmes kësaj skeme janë nxjerrë nga kompania mbi 1.28 miliardë lekë dhe 16.6 milionë euro.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen që lidhet me inceneratorin e Tiranës, duke akuzuar 12 persona dhe dy kompani për një skemë të dyshuar mashtrimi, pastrimi parash dhe korrupsioni.

NOA

Sipas SPAK, në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndrojnë biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët akuzohen se kanë organizuar një skemë për përfitimin dhe pastrimin e të ardhurave të siguruara nga kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës.

 Sipas organit të akuzës, grupi kriminal ka pastruar rreth 30 milionë euro përmes faturave të konsideruara fiktive, të lëshuara nga shoqëria koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, e cila kishte lidhur kontratën për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë.

Përveç Mërtirit dhe Zotos, në gjykim janë dërguar edhe Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkuçi, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja, si dhe shtetasit e huaj Giuseppe Ciaffaglione, Marc Richard Lappat dhe Michael Peter Druijts. Gjithashtu, SPAK ka dërguar për gjykim edhe kompanitë “Integrated Energy BV SPV” dhe “Integrated Technology Services”.Sipas organit të akuzës, grupi kriminal ka pastruar rreth 30 milionë euro përmes faturave të konsideruara fiktive, të lëshuara nga shoqëria koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, e cila kishte lidhur kontratën për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë.SPAK thotë se aktiviteti i dyshuar kriminal ka nisur që në momentin e lidhjes së kontratës koncesionare, më 31 gusht 2017, dhe ka vijuar deri në vendosjen e sekuestros preventive në vitin 2023.Sipas hetimeve, kontrata koncesionare kishte një vlerë investimi prej 128.2 milionë euro, pa TVSH. Megjithatë, nga analiza e prokurorisë rezulton se deri në vitin 2023 shoqëria koncesionare kishte arkëtuar mbi 11.3 miliardë lekë, ndërsa investimet reale për ndërtimin e objektit kanë qenë vetëm 21 milionë euro.Organi i akuzës pretendon se Mërtiri dhe Zoto, të konsideruar si pronarët “de facto” të kompanisë koncesionare, kanë përfituar në mënyrë të parregullt shuma të mëdha monetare, duke përdorur një mekanizëm të faturave fiktive, kompani offshore dhe transferime cash. Sipas SPAK, përmes kësaj skeme janë nxjerrë nga kompania mbi 1.28 miliardë lekë dhe 16.6 milionë euro.

Në dosje thuhet se gjatë procedurës koncesionare janë konstatuar edhe shkelje nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të asaj kohe, të cilat, sipas SPAK, kanë favorizuar shpalljen fituese të kompanisë “Integrated Energy BV SPV”. Për këtë çështje, ish-ministri Lefter Koka, ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako dhe disa ish-zyrtarë të tjerë janë gjykuar më herët në procedime të ndara, të përfunduara me vendime të formës së prerë.

Në korrik të vitit 2023, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, si dhe të kompanive “Integrated Energy BV SPV”, “Integrated Technology Services” dhe “F.M.O”.

SPAK bën me dije se hetimet vijojnë në një procedim të ndarë për të identifikuar persona të tjerë përgjegjë

Mirel Mërtiri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Klodian Zoto, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëvë të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 245, 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Skema

Nga provat e administruara në lidhje me procedurën koncesionare të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, me kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare, në vlerën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH, është shpallur fitues shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. Gjatë procedurës koncesionare janë konstatuar veprime të kundraligjshme të personave përgjegjës të autoritetit kontraktor, ish Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako dhe të personave përgjegjës të tjerë, shtetasve Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku në sajë të veprimeve të tyre në kundërshtim me detyrën është shpallur fitues në këtë procedurë koncesionare, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se në zbatim të kontratës koncesionare  të lidhur në datën 31.8.2017, nga momenti i lidhjes së kontratës deri në vitin 2023,që përkon me kohën e vendosjes së sekuestros preventive, nga ana e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., janë siguruar të ardhura në vlerën 11,319,754,405 lekë, ndërsa është investuar për ndërtimin e objektit, vetëm vlera 21,017,157 Euro.Nga hetimi ka rezultuar se pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar në mënyrë të parregullt vlera të mëdha monetare të siguruar nga zbatimi i kontratës koncesionare, duke mos bërë investime për realizimin e veprës, objekt të kësaj kontrate.Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro.Nga hetimi është evidentuar fakti se për të arritur qëllimin kriminal të pastrimit të parave, si produkte të veprës penale të mashtrimit, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë vepruar në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me shtetasit shqiptar, të pandehurit Denisa Tollkuçi, Arjola Kodra, Dashamir Ymeraj, Renardo Nallbani, Endrit Habilaj, Elton Bualli, Ilir Dedja, si dhe shtetasit e huaj, të pandehurit; Marc Lappat, Michael Peter Druijts, Giuseppe Ciafaglione.