Sigal

Fadil Kepi: Mënyrat e tërheqjes dhe kushtet e përfitimit të pensionit. Sigurimet vullnetare dhe njehsimi i viteve të punës jashtë shtetit me ato të Shqipërisë

 

Kushtet e përfitimit të pensionit për emigrantët

Pyetje

Zonja Rajmonda Sula nga Tirana me banim në Gjermani shkruan: jam e datëlindjes 1 shtator 1960 dhe në Shqipëri punova 10 vjet e 6 muaj e siguruar. Pyes, cilat janë kushtet për të përfituar pension.

Përgjigje

Ju në vendin tonë do të dilni në pension 61 vjeçe e 2 muaj më 1 dhjetor të vitit 2021 dhe për pension kërkohen 15 vjet punë të siguruara deri në 37 vjet e 4 muaj për pension të plotë. Për periudhën që keni pasur nënshtetësi shqiptare ose dy/nënshtetësi, para plotësimit të moshës së pensionit keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare të paktën edhe 4 vjet e 6 muaj që plotësoni minimumin e viteve të punës të siguruara në Shqipëri prej 15 vjetësh. Për tu siguruar vullnetarisht duhen paguar 62.208 lekë në vit ose 5.184 lekë në muaj. Në vite pune për efekte të pensionit të pleqërisë njihet edhe periudha e studimeve të larta ditën e vërtetuar me kopjen e diplomës së noterizuar. Sqarime më të hollësishme ju kur te vini në vendin tonë mund të merrni në agjencinë e drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore.

 

Sigurimet vullnetare për emigrantët

Pyetje

Zoti Besnik Saqe nga Tirana me barim dhe punë në Zvicër shkruan: Jam i datëlindjes 24.02.1964 dhe në Shqipëri kam punuar i siguruar 8 vjet në fabrikën e qelqit pa përfshire 2 vjet ushtarë. Në Zvicër punoj i siguruar prej më shumë se 15 vjet. Pyes cilët janë kushtet për të përfituar pension në Shqipëri?

Përgjigje

Ju në vendin tonë do të përfitoni pension në moshën 65 vjeç, më 24 shkurt 2029 dhe për pension do t’ju kërkohen 15 vjet deri 40 vjet punë të siguruara. Për të shtuar vitet e punës të siguruara keni të drejtë që para moshës të mësipërme të pensionit për periudhën që keni nënshtetësi shqiptare ose dy nënshtetësi, të bëni sigurime vullnetare duke paguar 62.208 lekë në vit të paktën për 5 vjet që të plotësoni minimumin e viteve të siguruar për pension në Shqipëri prej 15 vjetësh. Nëse këtë vit paguani kontributet për vitin 2019 shumës së mësipërme I bëhet zbritje 6% baras më 3.732 lekë në vit ndërsa për 5 vjet duke vepruar në këtë mënyrë do të kurseni rreth 19 mijë lekë (3.732 X 5 vjet). Ndërsa pot ë paguani kontributet e sigurimeve shoqërore për vitet e kaluara shumës së mësipërme vjetore prej 62.208 lekë nuk bëhet zbritje. Për periudhën që ju punoni të siguruar në Zvicër do të përfitoni pension sipas legjislacionit të atij vendi. Pra I keni mundësit që të përfitoni 2 pensioni njëkohësisht.

 

Mënyrat e tërheqjes së pensionit

Pyetje

Bashkëshortët Isa Hasrama dhe Fatmira Hoxha nga Tirana me banim familjarisht në Amerikë, pyesin: Unë, sqaroj Z. Isa jam i datëlindje 15.01.1960 dhe në Shqipëri kam punuar i siguruar gjithsej 32 vjet ndërsa Fatmira ka lindur në Fushë-Prezë më 14 Janar 1967 dhe ka punuar 27 vjet e siguruar. Pyesim, kur i plotësojmë kushtet për pension në vendin tonë, sa vite pune duhen, a kemi të drejtë të bëjmë sigurime vullnetare, sa duhen paguar, procedurat që ndiqen dhe mënurat e tërheqjes së 2 pensioneve?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 65 vjeç më 15 Janar 2025 dhe për pension të plotë do t’ju kërkohen 38 vjet e 4 muaj punë të siguruara në vendin tonë nga mosha 16 vjeç. Me vitet e punës që keni aktualisht do të përfitoni rreth 83% të pensionit të plotë që llogaritet duke pjesëtuar 32 vjet punë që keni me 38 vjet e 8 muaj që duhen. Bashkëshortja moshën e pensionit e plotëson më 14 Korrik 2029, 62 vjeç e 6 muaj dhe për pension të plotë do ti kërkohen 40 vjet punë të siguruara. Me 27 vjet punë që ajo ka do të marrë 68% të pensionit të plotë I cili llogaritet duke pjesëtuar 27 vjet punë që ka me 40 vjet punë që duhen me pension të plotë. Me dëshirën tuaj secili nga ju deri në plotësimin e moshës së pensionit keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës duke paguar secili 62.208 lekë për çdo vit të kaluar (2017,2016 etj që nuk jeni siguruar)/. Nëse siguroheni për vitet e ardhshme për shembull këtë vit për vitin 2019 shumës vjetore prej 62.208 lekë I bëhet ulje 6 %, baras me 3.732 lekë. Kështu mund të veproni edhe pot ë siguroni në vitin 2019 për vitin 2020 deri në plotësimin e moshave tuaja për pension. Sa herë shtohen pensionet në vendin tonë rriten edhe pensionet tuaja pa paraqitur dokumente shtesë. Pensionet paguhen në vendin tonë çdo muaj vetëm ne lekë dhe ju mund të tërhiqni deri në tre vjet nëse dëshironi mund të bëni akt marrëveshje me sigurimet shoqërore që pensionet tua kalojnë çdo vit në një bankë të nivelit të dytë, ose mund të autorizoni të afërmit tuaj për tërheqjen e pensionit çdo muaj. Vitet e punës që ju punoni në Amerikë janë të vlefshme për të marrë pension sipas legjislacionit të atij vendi. Duke shpresuar se ju kam sqaruar ju përshëndes dhe ju uroj mbarësi gjithë emigrantëve kudo që jetojnë.

 

Njehsimi i viteve të punës në Itali me ato të Shqipërisë

Pyetje

Një mësuese që jeton e punon në Itali shkruan: Më 30 mars të këtij viti plotësoj moshën 55 vjeçe dhe kam 25 vjet punë të siguruara në Shqipëri pa përfshirë 4 vjet të studimeve të larta ditën në Universitetin e Tiranës. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit, sa vite pune duhen për pension të plotë dhe a njësohen vitet e punës të siguruara në Itali me ato të punuara në Shqipëri?

Përgjigje

Ju në Shqipëri do të dilni në pension 61 vjeçe e 8 muaj më 30 nëntor të vitit 2024 dhe për pension të plotë do t’ju kërkohen 38 vjet e 4 muaj. Me 29 vjet punë të siguruara që keni, (përfshirë dhe vitet e studimeve ditën në Universitetet) juve do të merrni pension të pjesshëm në masën rreth 76% të pensionit të plotë, që llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës që keni në vendin tonë me 38 vjet e 4 muaj që duhen për pension të plotë. Aktualisht periudhat që punoni e siguruar atje nuk njësohen me vitet e punës të siguruara në vendin tonë, por do të merrni pension sipas legjislacionit Italian.