Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për t’u zhvilluar sot, më datë 15.10.2026, do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22.10.2026, në orën 10:00, me të njëjtin rend dite, në zbatim të Urdhrit nr. 63, datë 15.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat do ta marrin sinjalin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook.
Faleminderit!























