Macron në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj

52
Sigal

Lideri francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Presidencë ku është pritur me ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Pas ceremonisë në ambientet e jashtme të intitucionit shtetëror, Macron ka nënshkruar në librin e të ftuarve brenda Presidencës.

Nga ora 08:35 deri në 09:05, do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Kjo është dita e dytë e vizitës zyrtare të Presidentin Macron në Shqipëri.