Dita e 12-të e protestës, sulmet dhe pasojat e tyre

Gjatë protestës së ditës së sotme e cila u lajmërua se do të ishte kombëtare, kanë nisur sërish tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë

Në tentativë për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit, policia ka nisur si fillim sulmin me gazin lotsjellës.

Sigal

Ditën e 12-të të protestë, këtë të shtunë pas orës 14:00, kanë filluar edhe sulmet e para të efektivëvë ndaj protestuesit dhe tensionet mes tyre.

Policia vazhdon të kundërpërgjigjet me ujë me piper i cili u verifikua ditën e sotme se përmbante kimikate dhe lëndë djegëse pas efekteve të rënda që përcolli në trupin e një gazetari gjatë tensioneve në Parkun Rinia.

Po sot nuk kanë munguar as sulmet e efektivëve më plumba gome. Edhe pas shqetësimeve të ngritura nga protestuesit për rrezikshmërinë e sulmeve me plumbat e gomës ndaj protestuesve gjatë ditëve të mëparëshme, nuk ka pasur asnjë tërheqje nga ana e këtyre të fundit për mos të përdorur më plumbat e gomës gjatë sulmeve në protestë.

Ndër protestuesit e lënduar prej tyre është edhe avokati Altin Goxhaj. Nga pamjet shihet goditja e forte e lënë shenjë në trupin e tij në kraharor.

Avokati Goxhaj është shprehur se mercenari i çufove e ka gjuajtur me shotgan me shënjestër në gjoks, duke ironizuar kështu sulmin keqbërës të policisë ndaj qytetarëve.

Dhuna dhe mosrespektimi i parimit të proporcionalitetit nga ana e efektivëve të policisë kujtojmë se është e papranueshme dhe aspak në përputhje me vlerat demokratike të një vendi.