ANNA KOHEN:Nuk harroj vlerat e larta humanitare, besnike dhe bujarinë e shqiptarëve
– Populli shqiptar, vuri jetën e vet në rrezik, për të shpëtuar hebrejtë dhe familja ime mbeti gjallë falë vlonjatëve
- -Jam kthyer në Shqipëri pas 20 vjetësh më 1989, dhe jam befasuar për varfërinë ndaj fala një çek dhe një autobus me mallra për Fakultetin e Mjekësisë
- – Pasi i shërbeva Nina Mulës ajo më thotë:“Unë jam 21 vjeçe dhe deri tani nuk kam buzëqeshur kurrë. Ju faleminderit shumë që më kthyet buzëqeshjen”.
- Ne jemi me origjinë hebreje dhe prindërit e mi për të shpëtuar nga gjermanët u shpërngulën nga Greqia në Vlorë
- – Vetëm 15 përqind e hebrejve në Greqi mundën të mbijetonin, pasi shumica e tyre u depërtua me forcë nga gjermanët, duke i çuar në kampet më famëkeqe të Evropës
- – Të afërmit e mi të largoheshin të detyruar nga kërkimet e gjermanëve u larguan nga Vlora, për tu fshehur në fshatin Trevllazër.
- – Banorët e këtij fshati mysliman mundën të realizonin identitete emrash nga hebrej në shqiptarë mysliman, gjyshja ime Anetta u bë Fatime, gjyshi Elia në Ali, babai nga David në Daut, Mamaja nga Nina në Bule.
- -Njerëzit i thoshin nënës se fëmijët e saj, ishin jashtëzakonisht të bukur, duke na quajtur “Lulet e Vlorës”
- -Falë aftësive të mia gjuhësore, shqip, rusisht, greqisht, polonisht, anglisht dhe spanjisht në Amerikë u lidha ngushtë me komunitetin shqiptar
Intervistoi: Fadil Shehu
–Anna Kohen, ajo është një autore me origjinë hebreje nga Shqipëria, e njohur për librat dhe dëshmitë e saj mbi historinë e hebrenjve shqiptarë dhe marrëdhëniet shqiptaro-hebraike. Ajo ka shkruar për përvojën e familjes së saj, për bashkëjetesën ndërfetare në Shqipëri dhe për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përshëndetje Dr,Anna! Për vendlindjen tuaj flitet shumë. Për të njohur lexuesin cili vend është vendlindja juaj?
Përshëndetje.Unë kam lindur në qytetin e lashtë të Vlorës,Shqipëri,duke u rritur në një familje me prindër hebrej.Ndonëse prej vitesh jetoj në Amerikë, Vlora ime mbetet e shenjtë.Kam kujtime kaq të bukura nga vitet e fëmijërisë dhe rinisë sime.Nëçdo kohë kam qenë e respektuar dhevlerësuar nga komuniteti i këtij qyteti dhe institucione shtetërore, duke mos harruar kurrsesi, miqësinë e hershme me shoqet e mia.Ndaj kujtoj me nostalgji,mirënjohje e krenari Vlorën, Shqipërinë.

Simjaftë hebrejfamilja juaj gjetimikpritjen,bujarinëshqiptare.Si erdhën ata në Vlorë,në këtë qytet të panjohur më parë?
Për të parët e mi, prindërit e mi,të cilët jetonin në Greqi, jeta e tyre po bëhej gjithnjë e më e vështirë për shkak të Holokaustit, i cili si kudo kishte shtrirë kthetrat e tij,ç’ka bënte që jeta e qindra dhe mijëra hebrej,në këtëvend katrahurë, po bëhej përherë e më e vështirë dhe e pa sigurt.Falë zotit familja ime shpëtoi për mrekulli nga kthetrat vdekje prurëse të Holokaustit, ku vetëm 15 përqind e hebrejve në Greqi mundën të mbijetonin, pasi shumica e tyre u depërtua me forcë nga gjermanët,duke i çuar në kampet më famëkeqe tëEvropës. Pothuajse të gjithë hebrejtë e kapur prej tyre, u pushkatuan apo vdiqën nga torturat çnjerëzore.Duke përjetuar këtë terror tëtmerrshëm, familja ime dhe të afërmit e mi,mundën të shpëtonin dhe me mjaftë sakrificëemigruan fshehurazi deri në Janinë dhe më pas në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë kur ata po integroheshin në jetën e këtij qyteti,pa pritur largohen për tu strehuar disa kilometra larg Vlorës,në fshatin midis kodrave Trevllazër.Çfarë po ndodhte me jetët e tyre?
Kur Lufta e DytëBotërore nuk kishte përfunduar ende,Holokausti kishte shtrirë metastazat e tij dhe në Shqipëri.Ekzistonte pasiguria, pasi nazistët ishin përhapur kudo.Kjo situatë bëri që sërish familja ime,të afërmit e mi të largoheshin tëdetyruar nga Vlora,për tu fshehur në fshatin Trevllazër.

A ekzistonte mes tyre ndjenja e frikës,pasi nëse do të zbuloheshin nga ushtria gjermane, do të dërgoheshin si mijëra të tjerëhebrej,në kampet vdekjeprurëse në Auzhvic,Buchenvalit…duke u zhdukur përgjithmonë?
Holokausti nuk mbahet mënd vetëm për miliona qëhumbën jetët e tyre në mënyra me çnjerëzore prej tij,por do të kujtohetdhe për humanizmin e milionave të tjerë, që ndihmuan popullin hebre.NëEvropëështë njëvendi vogël që quhet Shqipëri, ku fatmirësisht kam lindur unë,ku mikpritja proverbiale ndaj të huajve është pjesë e traditës shekullore e shqiptarëve.Familja ime si dhe e mjaftë hebrejve të tjerë, jo vetëm që shpëtuan,por madje banorët e këtij fshati ndan shpirtëra, shtëpitë, bukën…jetët e tyre.Unë nuk jam e mbijetuar,por një fëmijë e të mbijetuarve,lindur në qytetin e Vlorës.Banorët e këtij fshati mysliman mundën të realizonin identitete emrash nga hebrej në shqiptarë mysliman,Gjyshja ime Anetta u bë Fatime, gjyshi Elia në Ali, babai nga David në Daut, Mamaja nga Nina në Bule.Në fshat të gjithë e dinin se aty jetonin hebrej, por askush nuk itradhtoi. Më kujtohet një ngjarje mjaftë interesante. Kur isha vetëm 6 vjeçe, një ditë po ecja në rrugë të lagjes në Vlorë, me mamanë time, befas dëgjoj një zë gruaje që thërriste: “Bule,Bule”!Kthejkokën pas dhe dalloja një grua gati vraponte drejt nesh,duke mbajtur këmbët përballë nesh.Nisi ta puthte e përqafonte mamanë,me lotët qëi rridhnin çurkë në fytyrë.Për momentin mbeta e shtangur.Nuk e kisha idenë se cila ishte kjo grua, e cila së bashku me mamanë lotonin e përqafoheshin gëzueshëm.Më vonë mamaja më tregoj se kjo grua ishte një nga gratë e fshatit Trevllazër, që dikur kishte shpëtuar prindërit e mi, ku mamaja ime atje ishte pagëzuar me emrin Bule.Siç e shihni populli shqiptar,vuri jetën e vet në rrezik, për të shpëtuarhebrejtë.Faleminderit që na shpëtuat jetën!Ne,nuk do t’ju harrojmë kurrë!

Si i kujtoni vitet e arta të fëmijërisë dhe rinisë suaj në këto momente?
Unë dhe tre vëllezërit e mi, kishim një fëmijëri të mbarë, madje dhe kur u rritëm,njerëzit i thoshin nënësse fëmijët e saj, ishin jashtëzakonisht të bukur,duke na quajtur “Lulet e Vlorës” dhe thoshin kudo që shkonim sillnim veçse diell.Të katër kishim sy vezullues,energji të pa kufishme.Unë mësoja me zell në shkollë,madje ndihmoja në sipërmarrjen e familjes sonë.Ishte diçka tepër prekëse të më krahasonin me një luledelikate dhe e bukur, që rritej instinktivisht dhe me një flakërim të veçantë.Pak nga pak po i afrohesha moshës në të cilën zakonisht mund të martoheshindisa vajza shqiptare.Në vitet e shkollës së mesme,kam patur shumë shoqe por doja të veçoja shoqet e mia të ngushta Elin dhe Celen.Ne të tria ishim tëpandashme së bashku,duke u shoqëruarnë shkollë dhe duke u kënaqur nëpër qytet.
Vazhdonistudimet për mjekësi në fakultetin stomatologji,nëUniversitetin Shtetëror të Tiranës. Ishte kjo preferencë apo erdhi rastësisht në jetën tuaj?
Ëndërroja shpesh që pas përfundimit të shkollës së mesme,të bëhesha mjeke.Ndërkohë një ditë babai im mori guximin dhei shkruandrejt përdrejtëEnver Hoxhës,për vazhdimin e studimeve të larta, për vëllanë tim Elion dhe unë. Ndonëse kishim bërëdisa kërkesa,përgjigjet nuk na vinin.Më në fund erdhi letër nga qeveria ku Elio do të studionte për inxhinier ndërtimi dhe unë për mjekësi.U bëra me krah,pasi tashmë mu realizua dëshira ime.Ndërkohë kisha në plan,kur të nisja studimet të mos dashurohesha,pasi objektivi im kryesor ishte të mbaroja me sukses shkollimin tim.Pjesën më të madhe të kohës e kaloja duke mësuar në konviktin tim.Më pëlqente të jetoja në konvikt dhe të argëtohesha pa masë me vajzat qëjetonin aty.Isha mikeshë e dy vajzave të huaja njëra nga Gana dhe tjetra nga Kameruni.Më pëlqente të mësoja rreth jetës se tyre në Afrikë.Jeta në konviktin tonë ishte shumë argëtuese.

Posa përfundoni vitin e dytë për mjekësi, familja juaj merr vendimin dhe emigron në Greqi. Pas disa peripecive, nisni në Athinë studimet e lëna përgjysmë në Shqipëri. A ishte i vështirë ky “Ankorim”, ndërkohë familja juaj shtegton në Amerikë.Si i përjetove këto ndryshime ?
Ishte periudha kur unë posa përfundova vitin e dytë për mjekësi në Tiranë dhe babai im kishte vendosur të shpërnguleshim familjarisht për arsye financiare në Athinë. Në Shqipëri profesionet për mjekësi dhe stomatologji, konsideroheshin më të para pëlqyerat. Rezultatet e notave të marra këto dy vite nëShqipëri, ndikuan pozitivisht që unë të vazhdoja direkt vitin e tretë në këtë degë në Athinë.Me kalimin e kohës, sërish ishte babai ai që nuk ndihej aspak rehat në Greqi, ku vazhdonim të ishim sërish të varfër. Ndaj ai këmbënguli që familjarisht të shkonim në Amerikë.Ashtu si më parë kisha kundërshtuar largimin nga Shqipëria në Greqi,po përjetoja një situatë dëshpëruese dhe për ikjen tonë nga Greqia në Amerikë, duke u thënë prindërve se nuk do të largohesha pa përfunduar shkollën e nisur.Babai insistonte në të tijën,madje donte të nisej sa më parë. Njëherësh babai e kuptoi se sa e rëndësishme ishte për mua përfundimi i shkollimit për stomatologe.Ishte fund viti 1968 kur fisi ynë i Kohenëve, largohet me anije pa mua drejt Amerikës.Isha me fat pasi shtëpia jonë në Athinë,ishte fare pranë shtëpisë së tezes sime Nina. Doja të mbaroja shkollën dhe më pas të bashkohesha me familjen time në Nju-Jork.Isha shumë e varfër ekonomikisht. Erdhën pushimet verore, kur vëllai im Ejbi, më ndihmon me të ardhura,duke më ftuar të shkoja me pushime. Nju-Jorku më emocionoi pa masë. Kisha rënë në dashuri me të. Më në fund mbarova shkollën për stomatologji. Isha gati të shkoja përgjithmonë në Amerikë.
Si u ndjetë kur po largoheshit nga Greqia në Amerikë, duke lënë pas të afërt të familjes, miqtë dhe shoqet tuaja, në veçanti të dashurin tuaj?
Është shumë e vërtetë.Përjetova ndjesitëzbrazët kur po lija pas,ato që ju Fadil posa i përmendët.Gjithçka të krijuar nëGreqi pothuajse i braktisa me dhimbje, madje duke lënëpas të dashurin tim, Mihalin, me të cilin kisha marrëdhënieserioze.Më pas unë e mirëprita ribashkimin me të.Pasi i pagova biletënpër ardhjen e tijnë Nju -Jork, u befasova me një propozimtë pa pritur,për tu rikthyer, madje jo në Athinë por në një fshat të vogël.Isha ende e re dhe po përparoja dukshëm në jetën amerikane dhe profesion.Vendosa të mos kthehesha më në Greqi.Mihali iku nëGreqi duke u larguar përfundimisht nga jeta ime.Në Nju-Jork një shoqe e motrës time e quajtur Ruth,ideoi një takimme eprorin e saj, një burrë i gjatë, i dobët, i quajtur MarkusDe Rou,sipërmarrës nëqendrëne veshjeve nëNju-Jork.Isha e re,tepër tërheqëse dhe karrierë tësuksesshmesi stomatologe profesioniste. Një ditëMarkusi i bie telefonit tim, duke u prezantuar si punëdhënësi i motrës sime Aliqit dhe Ruthit, duke më ftuar në një takim.Thjeshtë pranova vetëm një pije.I kërkova të takoheshim afër palestrës ku ushtrohesha pas punës.Ai kishte mbërritur menjë limuzinë.U mahnita nga theksi i tij dhe e pyeta se çfarë kombësie kishte,ku ai më tha se ishte nga Polonia.Mendova me vete: “Sa mirë, na qënkërka europian”.Nuk ma kishteënda të martohesha me njëburrë amerikan.Për gati një vit e gjysmënpothuajse dilnim çdo natë.Arrita të bëj dasmën time dhe të merrja burrin që doja.U martova në vitin 1975,duke jetuar në një apartament të thjeshtë në Manhatan.Ashtu si unë dhe Markusi vendosëm të kishim dy fëmijë.
Martesa me Markusin ju dhuroi dy fëmijë të bukur,vajzën Felishia dhe djalin Oleku.Ndjeheshit të lumturuar?
Kisha fituar tashmë eksperiencë tësuksesshmenë klinikën e doktor Linkout i njohur si babai i “Stomatologjisë së implanteve dentare”në Nju-Jork.Krahas punës që kryeja me pacientë të mi, doktori shpesh më ndërpriste duke më urdhëruar të punoja dhe me pacientë të tij.Pothuajse gati vrapoja sa nga njëri pacient te tjetri.Punoja aq shumësa kur shkoja në shtëpi gati tërrëzohesha.Tashmë po mendoja për tënesërmen, lindjen e fëmijëve të mi.Ishte koha sapo kisha fituar licencën e drejtuesit të universitetit të Nju- Jorkut, duke më ofruar pozicion prestigjioz. Natyrisht ishim të lumtur me lindjen e dy fëmijëve tanëFelishia dhe Oleku. Duke punuar me doktorin më të famshëm Leonard Linkout prej 13 vjetësh, në vitin 1989,si dentistedhe doktoreshë e suksesshme, si dhe falë aftësive të miagjuhësore,shqip, rusisht, greqisht, polonisht,anglisht dhe spanjisht.Tashmë kisha hapur klinikën time personale,falë pacientëve të shumtë të cilëve u kisha shërbyer në vite.
-Nesër do lexoni:
Në vitin 2012 isha e ftuar nga qeveria shqiptarë për të vizituar Tiranën me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisëshkova në fshatin Trevëllazër ku kishin banuar prindërit
-Fatkeqësisht prindërit e kësaj familje me njerëz fisnik, Kadri dhe Vera Lazaj, kishin nderuar jetë. -Djali i tyre Roko dhe pjesëtarë të familjes, na shoqëruan në mjedise dhe dhoma, kuzhina, oxhaku, ku falë ndihmës të banorëve të fshatit, prindërit e mi mbijetuan.
– Përjetova emocion, moment prekës nga mirësjellja e fëmijëve të shpëtimtarëve të familjes time
-Komuniteti shqiptar në Florida më përkrahu për botimin dhe për të promovuar librin tim “Lulja e Vlorës” në disa qytete
-Kur unë isha nxënëse në gjimnaz në Vlorë, kam qenë flamur mbajtësja në parakalime mbarë kombëtare
-Heroina e jetës time ishte gjyshe Anetta, e cila më dhuroi një palë vath rubini të cilat dua t’ja dhuroj mbesës time Alana
-Krahas rrugës ku linda dhe u rrita, e pagëzuar me emrin “Rruga e Hebrejve”, jam vlerësuar me titullin “Qytetare Nderi” e qytetit të Vlorës.




















