Babëzia, Banka e Shtetit, tender 124 milionë lekë/vit nga buxheti për ushqim falas të zyrtarëve

247
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në Bankën e Shtetit, atje ku thuhet se kontrollohet me “lente” çdo shpenzim financiar buxhetor, prej 10 vitesh si “traditë” e ish-guvernatorit Fullani, vazhdojnë përvetësohen miliona lekë të maskuara pas tenderëve për trajtimin e stafit. Përveç shpenzimeve për piknikë, bankete brenda e jashtë Shqipërisë dhe stërvitje me palestër brenda Bankës, Këshilli Mbikëqyrës harxhon edhe 11 milionë lekë në muaj për ushqim katering të zyrtarëve të Bankës.

Sipas tenderit të shpallur më 7 qershor 2021, ushqimi do blihet i gatshëm e do serviret në mencën ngritur enkas brenda Bankës, kundrejt vlerës 124 milionë lekë të vjetra në vit. Kjo shumë e barabartë me 400 paga mujore minimale, nuk do paguhet nga zyrtarët e bankës që kanë paga mujore 3000-6000 Euro, por nga buxheti i Bankës së Shtetit, duke i trajtuar si “Shpenzime korrente 3 mujore”. Tenderi do bëhet më 23 qershor 2021 dhe nuk ka rëndësi se cila firmë private catering e fiton tenderin; por turp është zhvatja, që zyrtarët e shtetit me paga super të larta, u bëjnë taksave të një poulli në varfëri ekstreme.