Analisti Engjëll Musai tha në MCN Live se ka një marrëveshje të heshtur mes dy forcave kryesore politike në vend PS dhe PD, qëkurse u ra dakord mbi Kodin Zgjedhor.
Lidhur me zgjedhjet, Musai ngriti pikëpyetje se në zona të caktuara kanë munguar komisionerët e opozitës, ose janë caktuar nga PS. Duke folur mbi krimet zgjedhore Musai tha se SPAK fjeti gjumë dhe Task Forca e ngritur ishte në shërbim të mazhorancës.
“Janë afërsisht 43 për qind e kutive të votimit. Çfarë do sjellë? Me përjashtim të dy momenteve ku mund të ketë ndonjë thyerje te rasti PS, në rastin e Xhaçkës dhe Gjylametit, Qefalisë dhe Rakipit. Mundësisë mund t’i marrë PD mandatin e 14-të, ndërsa gjërat e tjera pothuajse janë të cenetralizuara. Forcat politike e dinë mirë që ajo që është futur në kuti është bërë gati që në mëngjes. Kjo më shumë është për të futur në sherr listën pas listës së sigurt, për të justifikuar listën e sigurt, që askush s’merret me të. Të gjithë po merren me listën nga poshtë. U intereson të dyja palëve që këta të përplasen me njëri-tjetrin.
Ka një marrëveshje të fshehtë mes dy forcave politike, PS dhe PD. Ka një marrëveshje të heshtur. Që në momentin kur u bë Kodi Zgjedhor, në nëntor u bënë ndryshimet, e kuptoni çfarë skandali është bërë? Si mund t’ia bësh KAS-it 9 vjet mandatin?! Ose Celibashit mandatin 7 vjet?! Shkeljet duhet të kontrolloheshin para se të fillonte procesi zgjedhor. S’janë bërë gjërat ditën e zgjedhjeve. Ditën e zgjedhjeve janë mbyllur hesapet. Për mua vlerë kanë kamerat përpara QV-ve dhe kamerat në QV.
Mendoj që çështjet më të mëdha dhe problematike që kërkojnë emergjencë është evidentimi i gjithë anëtarëve, komisionerëve të opozitës, kanë qenë apo jo në vendin e punës. Kam përshtypjen që një pjesë e zonave s’ka pasur fare. E di çfarë ka ndodhur në zonat e thella?! Kush i ka caktuar?! Plus vëzhguesit mungonin. SPAK fjeti gjumë, e gjithë Task Forca dhe policia ishin në shërbim të pozitës. Rama e ka kapur drejtësinë”.




















