Petrit Vasili: S’ka prestigjator politik, që zhduk dot krimin e 11 majit, që u krye përpara kamerave!

54
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se ngjarjet e 11 majit përbëjnë një “krim shtetëror” me përmasa të frikshme, i cili është kryer hapur, përpara kamerave. Ai theksoi se faktet, pamjet filmike, dëshmitë dhe provat e publikuara nga opozita po e zbulojnë në tërësi këtë krim elektoral. Sipas tij, përpjekjet e qeverisë për ta fshehur apo justifikuar këtë ngjarje përmes korrupsionit dhe presionit ndaj ndërkombëtarëve janë të kota, pasi gjurmët janë të pamohueshme.

Vasili akuzoi kryeministrin dhe qeverinë për mobilizim të kriminelëve elektoralë, përdorim masiv të administratës, manipulim të votës së diasporës dhe pushtim të qendrave të votimit nga patronazhistë dhe elementë të dhunshëm. Ai e cilëson gjithë këtë si pjesë të një “trekëndëshi mafioz” mes qeverisë, krimit dhe drejtësisë, që sipas tij, shkatërroi zgjedhjet.

Në fund, Vasili paralajmëron se muaji në vijim do të jenë të vështirë për qeverinë, e cila, sipas tij, është tashmë “lakuriq” përballë ligjit dhe opinionit publik.

 

Postimi i plotë:

Krimi i 11 majit po merr çdo dite permasa gjithmone e me tronditese.
Faktet, provat, filmimet,fotot dhe deshmite e denoncuara nga opozita jane te tilla qe po kompletojne te gjithe elementet e nje krimi shteteror te permasave te frikshme.
Nderkohe qe jane marre vesh edhe perpjekjet e panumerta te qeverise qe permes joshjes se te gjitha formave per te korruptuar te huajt, por edhe permes presioneve per tu vene kapak dhe per ti dhene alibi ketij krimi.
Por eshte e qarte se kjo eshte sfide totalisht e pamundur.
Vete qeveria ka kryer nje krim te permasave kaq te medha sa qe edhe prestigjatoret politike me te njohur nuk po ja dalin dot ta amnistojne.
Rama dhe qeveria ne histerine e tyre per te mbajtur me çdo kusht pushtetin kane lene nje mal me gjurme.
Ata kane mobilizuar nje ushtri te tere me kriminele elektorale ku ka profesioniste, por shumica jane patronazhiste debilë, te cilet perpara kamerave e konsumojne ne menyren me idiote krimin zgjedhor.
Po keshtu vota e diaspores eshte nje krim elektoral qe nuk justifikohet dot ne asnje menyre..
Falja e taksave, punesimet, perdorimi masiv i administrates, i shkollave, spitaleve etj jane konsumuar sheshit dhe para kamerave.
Po keshtu pushtimi i qendrave te votimit nga horra, kriminele, rrugaçe dhe patronazhiste u be gjithashtu perpara kamerave.
E gjithe skema e krimit monstruoz te 11 majit eshte e qarte ku narkoqeveria se bashku me narkokriminelet dhe narkodrejtesine plotesuan trekendeshin mafioz, qe asgjesoi zgjedhjet dhe i dhuroi pushtetin krimit.
Ne Parlamentin Europian u tha hapur nga vezhguesit europiane se krimi ne Shqiperi ka qeverine qe i duhet atij dhe qe nuk duhet te ndryshoje kurrsesi.
Tashme edhe prestigjatoret me te pacipe politike, te huaj dhe vendas jane ne krize te plote sepse nuk gjejne dot asnje truk per te shpetuar qeverine nga pergjegjesia e ketij krimi shkaterrues te shtetit dhe demokracise.
Javet dhe muajt qe vijne do te jene te pakapercyeshem per narkoqeverine dhe narkodrejtesine te cilet jane lakuriq perpara ligjit dhe opinionit publik.