Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook pas publikimit të të dhënave të fundit nga Eurostat, duke theksuar se Shqipëria mbetet vendi më i varfër në Europë, pavarësisht rritjes ekonomike që ka përjetuar në vitet e fundit.
Sipas Mziut, rritja ekonomike e nxitur nga ndërtimet dhe turizmi nuk ka përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Të ardhurat për frymë në Shqipëri përfaqësojnë vetëm 35% të mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa konsumi për frymë është vetëm 42%, më i ulëti në kontinent.
Mziu kritikon modelin ekonomik të qeverisë, duke e cilësuar atë si një rritje “pa mirëqenie” dhe të pambështetur në zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik.
Postimi i plotë:
Eurostat. Në Shqipëri rritja ekonomike pa mirëqenie, (modeli ekonomik i rilindjes).
Shqipëria mbetet e fundit në Europë,
Për të ardhurat për frymë.
Për konsumin për frymë.
Eurostat, të dhënat e përditësuara e vendosin sërish Shqipërinë në fund të Europës për të ardhurat për frymë me 35% të mesatares europiane.
Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga:
Fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme,
Numri i lartë i turistëve.
Nuk e kanë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.
Të ardhurat për frymë.
Shqipëria kishte të ardhura sa 35% e BE-së,
Maqedonia e Veriut sa 41%.
Serbia e kishte këtë tregues 46%,
Mali i Zi, me 52%.
Tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve,
Konsumi për frymë.
Shqipëria me 42% të mesatares europiane, duke u renditur e fundit në Europë.
Mali i Zi me 65%,
Serbia me 54%,
Maqedonia e Veriut me 52%.
Sipas Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve,konsumi për frymë është më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.
Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi, pasuritë e paluajtshme por dhe turizmi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, ndaj mbeten më të varfërit e Europës.




















