Policët braktisin uniformën, 600 të ikur në pak muaj, Sadedin Fishta: Policët nuk marrin as dietat

109
Sigal

Policia e Shtetit është në mungesë, pasi një numër i madh i uniformave blu kanë braktisur profesionin dhe pasionin e tyre për t’i shërbyer shtetit për shkak se nuk paguhen. Kreu i sindikatës së policisë Sadetin Fishta në muajin shtator deklaroi largimin e policëve jashtë vendit dhe mungesën e 800 vendeve të punës duke u ndalur edhe te trajtimi, ku policëve nuk u paguhen orët shtesë. Por policia e shtetit në reagimin e saj tregon se me vendimin e fundit të qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi më 1 tetor 2022, punonjësve të Policisë të nivelit bazë iu është rritur paga me 15%.