Gratë po largohen nga puna për shkak të problemeve me shëndetin, thotë studimi

17
Sigal

Probleme me muskujt, dhimbjet e shpinës, një shëndet mendor i brishtë…Duket se këto janë disa nga arsyet kryesore se pse një numër rekord grash po braktisin vendin e punës, kjo referuar shifrave dhe studimeve gjatë vitit të kaluar.

Studimi i Kongresit të Sindikatave (TUC) zbuloi se 1.54 milionë gra në Britaninë e Madhe, por edhe në botë kanë braktisur punën gjatë vitit 2023, për shkak të sëmundjeve të ndryshme, një rritje me 48% krahasuar kjo me pesë vitet e fundit. Kjo shifër ndryshe përkthehet në 500 mijë gra të papuna për shkak të problemeve me shëndetin.

Shifrat tregojnë se sëmundja e zgjatur në kohë është arsyeja kryesore pse gratë po humbasin vendet e punës. Vite më parë, arsyeja më e zakonshme ishin përgjegjësitë për kujdesin ndaj fëmijëve apo familjarëve. Studimi zbuloi gjithashtu se numri i grave pa punë për shkak të sëmundjeve po rritej me një ritëm shumë më të shpejtë se sa ai i burrave.

Pse kaq shumë gra po largohen nga puna për shkak të sëmundjeve?

Shëndeti i dobët mendor ishte një nga shkaqet kryesore për rritjen e shifrave, me numrin e grave të papuna për shkak të depresionit, ankthit dhe sëmundjeve të tjera mendore, një shifër deri në 69 mijë gra gjatë pesë viteve të fundit, pra një rritje prej 27%.

Një shifër shtesë prej 126 mijë gra iu shtua listës së atyre që hoqën dorë nga puna për shkak të probleme muskulore, dhimbjet e shpinës, artriti reumatoid, dhimbjes së kyçeve të dorës (një rritje me 47%), ndërsa 19 mijë gra zgjodhën që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të sëmundjes së kancerit.