Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të mërkurën në orën 08:30 një mbledhje me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, në selinë qendrore të partisë në Tiranë.
Takimi vjen pas mbledhjes së zgjeruar të zhvilluar së fundmi me qeverinë dhe grupin parlamentar socialist, duke vijuar një seri konsultimesh të brendshme në kampin qeverisës.
Sipas burimeve, mbledhja pritet të fokusohet te koordinimi politik në nivel qarku dhe organizimi i strukturave të partisë, në një periudhë të karakterizuar nga zhvillime të ngarkuara politike dhe protesta që vijojnë prej më shumë se tre javësh në kryeqytet.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rendin e ditës së takimit.



















