Xhelal Mziu: Për 13 vite me radhë, qeveria ka ndërmarrë politika që e kanë çuar bujqësinë shqiptare në kolaps

Xhelal Mziu

Kur mungojnë uji, rrugët, bujqësia dhe shërbimet bazë, shpopullimi nuk është rastësi, por pasojë e dështimit të qeverisjes.

 Pas 13 vitesh shkatërrim, tani kujtohen të “shpëtojnë” bujqësinë me një ligj!Fermerët janë lënë pa mbështetje reale financiare. Subvencionet kanë qenë më të ulëtat në rajon. Fondet e IPARD-it u bllokuan për shkak të abuzimeve dhe korrupsionit, duke u mohuar fermerëve shqiptarë qindra milionë euro investime.Importet janë favorizuar, ndërsa prodhimi vendas është lënë në mëshirë të fatit. Mijëra fermerë janë detyruar të hedhin prodhimin, ta shesin nën kosto ose të braktisin tokën.Sot, pasi e kanë katandisur bujqësinë në këtë gjendje, vijnë me një projektligj që pranon atë që fermerët e kanë thënë prej vitesh: tregu ka dështuar dhe shteti nuk ka pasur asnjë mekanizëm mbrojtës.Pyetja është e thjeshtë: Kush e solli bujqësinë në këtë gjendje?Nuk mjafton të kopjohen modele në letër, e zbatm të kundërtën.. Bujqësia nuk ringrihet me propagandë, por me fonde, me rikthimin e programeve të IPARD-it, me subvencione të drejta, me treg të garantuar dhe me politika që mbështesin fermerin shqiptar.Fermerët nuk kanë nevojë për justifikime pas 13 vitesh dështime. Ata kanë nevojë për një qeveri që punon për ta, jo kundër tyre.

Bllata e Poshtme, Maqellarë, 13 vite e braktisur!

NOA

 Prej 10 vitesh pa ujë të pijshëm, ndërsa edhe ujësjellësi që ekzistonte është lënë të shkatërrohet.

Pa ujë vaditës, megjithëse burimet ujore janë pranë fshatit.Rrugë të amortizuara, rrjet elektrik i degraduar, pa ambulancë dhe pa pastrim mbeturinash.

Bujqësia është lënë në mëshirë të fatit, tokat janë djerrë dhe fshati po boshatiset çdo ditë.

Banorët e Bllatës së Poshtme thonë se në këto 13 vite kanë dëgjuar vetëm premtime, ndërsa investimet kanë munguar. Sot, jo vetëm që nuk kanë përfituar zhvillim, por kanë humbur edhe shërbimet që dikur i kishin.Kur mungojnë uji, rrugët, bujqësia dhe shërbimet bazë, shpopullimi nuk është rastësi, por pasojë e dështimit të qeverisjes.