Begaj shpreh ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë Novruz Cenalia

16
Presidenti i Republikes, Bajram Begaj duke folur gjate nje konference te perbashket shtypi me Presidentin Gjerman, Frank-Walter Steinmeier ne Presidence, ku kane folur per integrimin e Shqiperise ne BE, procesin e Berlinit dhe Samitin e dates 6 ne Tirane. Vizita e Steinmeier ne Shqiperi vjen si rrjedhoje e nje turi Ballkanik te tij dhe eshte vizita e pare e nje presidenti gjerman ne Shqiperi ne 27 vite./r/n/r/nThe President of the Republic, Bajram Begaj speaking during a joint press conference with the German President, Frank-Walter Steinmeier in the Presidency, where they talked about the integration of Albania in the EU, the Berlin process and the Summit of the 6th in Tirana. Steinmeier's visit to Albania comes as a result of his Balkan tour and is the first visit of a German president to Albania in 27 years.
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime  ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.

Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.

“Në këto çaste të vështira shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.

Mesazhi i plotë i ngushëllimit:

“Të dashur familjarë!

Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.

E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”.