Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik
ANALIZË/ Ish-mesfushori dhe kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, e analizon me nota pozitive rrugëtimin e skuadrave, përjashtuar orarin e ndeshjeve me orën europiane
Nga Agron KAJA

Ju për cilën skuadër bëni tifo në këtë Kampionat Botëror, dhe si po i ndiqni ndeshjet?
Unë nga ana emocionale jam me Brazilin, por në periudhën 1982-2006, sepse më pas ndryshoi edhe mentaliteti, sapo doli “fenomeni Ronaldo”. Më pas, tipa si Nejmari nuk më pëlqejnë. Në këtë Botëror jam për Argjentinën, ose Gjermaninë.
Brazili ka 22 pjesëmarrje në kampionate Botërorë dhe 5 kupa të fituara, këtë herë mund ta përsërisë suksesin?
Unë mendoj se kampionati Botëror është edhe fat për ta fituar. Historia nëpërmjet shifrave kujtohet edhe për nostalgji, por do thoja se Brazili ka shance me këtë trajner. Ndërsa nisur nga ndeshjet ne grup, nuk e shikoj Brazilin tek katër finalistët.
Ditën e martë u mbyllën edhe ndeshjet e dyta në të gjitha grupet, si i përshkruani?
Ka patur shumë surpriza në këto ndeshje, duke e bërë edhe më të bukur kampionatin. Ka patur kritika për 48 skuadra, por unë e quaj pozitive, sepse futbolli luhet për të gjithë Botën, ku edhe skuadrat e vogla kanë treguar diferencë.
Në tërësinë e zhvillimit të dy ndeshjeve të para në grupe, ju çfarë treguesi veçoni më shumë?
Ka shumë gjëra për tu veçuar, por duke parë se nëse në futboll luan në grup, si Argjentina me Messin, tregon se grupi bën fuqinë. Kjo është një lidhje mes lojës e lojtarëve në tërësi, e cila sjell suksesin. Treguesit në tërësinë e tyre janë pozitivë.
Në këndvështrimin tuaj, cili ka qenë rezultati që ka dalë jashtë pritshmërive?
Ndeshja e parë e Spanjës që barazoi me Kepin e Gjelbër 0-0, një shtet i vogël dhe pa historinë e spnjollëve në futbollin botëror. Ka edhe të tjera rezultate, por i qëndroj mendimit tim se, futbolli përveçse lojë, është edhe fat.
Në 48 ndeshjet e grupeve janë shënuar 142 gola, është një tregues i mirë ky numur golash?
Patjetër që po, sepse veç numrit 142, janë realizuar edhe gola të bukur. Futbolli me gola bëhet edhe më i bukur. Një tregues i tillë unë mendoj mund të sjellë më tepër gola në turet e tjerë të Kupës së Botës. Golat janë kulmi dhe bukuria e lojës.
Nga dita e mërkurë e deri sot janë luajtur edhe ndeshje të treta në grupe, çfarë veçoni në zhvillimin e tyre?
Ky është një sistem i ri, ku 8 nga 12 skuadrat e treta do të kërkojnë shance për kualifikimin. Ndeshjet kanë qënë më kompetitive dhe me më shumë rivalitet. Sistemi i ri me 48 skuadra, u jep shancin e kualifikimit të gjitha skuadrave.
Cilën nga ndeshjet e luajtura në këto ditë të Botërorit e veçoni si më të mirën në nivelin e lojës dhe në kualitete?
Më ka pëlqyer më shumë ndeshja Angli-Kroaci 4-2, të cilën edhe Kroacia mund ta fitonte. Mënyra e të luajturit nga të dyja skuadrat tregoi se ishte një ndeshje me rivalitet. Por edhe ndeshja Brazil-Marok 1-1 ishte një ndër më të mirat e luajtura.
Cila është nota juaj vlerësuese për zhvillimin e ndeshjeve në tre shtetet amerikano-veriore dhe jugore?
Pavarsisht se nuk kam qënë në Amerikë të shoh ndeshje live, por sa kam parë nëpërmjet ekranit, vlerësimi është me nota të larta. Përveç orarit të zhvillimit në raport me orën europiane, të gjithë treguesit e tjerë janë pozitivë në këtë Botëror.

Tekniku ekuadorian, nga dorëheqia te festa me familjen
Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beçacece, të enjten në mbrëmje e festoi kualifikimin e ekipit të tij për raundin e 32-të të Kupës së Botës me një skenë prekëse. Ai u ngjit në tribuna për të ndarë gëzimin me familjen e tij. Kjo festë ishte edhe më e veçantë, pasi një ditë më parë ai deklaroi se do të jepte dorëheqjen si trajner i Ekuadorit nëse ekipi i tij nuk do të kualifikohej në fazën me eliminim direkt. Festimi i tij ka bërë xhiron mediatike botërore.
Arbitrja Penso çuditi me vendimin, shpërfilli VAR
Deri më tani, tre arbitre femra kanë drejtuar ndeshje si kryesore në Kampionate Botërorë për meshkuj: Stephanie Frapart (Francë) në 2022, dhe Katia García (Meksikë) me Tori Penso (SHBA) në 2026. Të treja kanë gjykuar ndeshje në fazën e grupeve. Por për Penson kanë nisur diskutime për një “ndihmë të organizuar” nga FIFA, që skuadrat e mëdha të mos kenë vështirësi. Kjo ide është përforcuar, pasi Gjermania kaloi në avantazh përballë Ekuadorit, por në momentin e golit të Sane, u pa Pavloviç që goditi në fytyrë Vite të Ekuadorit. Për çudinë e të gjithëve, gjyqtarja amerikane bëri shenjë për gol dhe nuk shkoi të shihte pamjet me VAR!
FITUESIT E BOTËRORËVE
Viti 1930 Uruguaji
Viti 1934 Italia
Viti 1938 Italia
Viti 1950 Uruguaji
Viti 1954 Gjermania
Viti 1958 Brazili
Viti 1962 Brazili
Viti 1966 Anglia
Viti 1970 Brazili
Viti 1974 Gjermania
Viti 1978 Argjentina
Viti 1982 Italia
Viti 1986 Argjentina
Viti 1990 Gjermania
Viti 1994 Brazili
Viti 1998 Franca
Viti 2002 Brazili
Viti 2006 Italia
Viti 2010 Spanja
Viti 2014 Gjermania
Viti 2018 Franca
Viti 2022 Argjentina
Viti 2026 ?
Grupi A
Skuadrat Nd P
Meksikë 3 9
Afrika e Jugut 3 4
Kore Jugut 3 3
Çeki 3 1
Ndeshjet në Grup
E enjte, 11 qershor 2026
Meksikë-Afrika J 2-0
E premte, 12 qershor 2026
Kore Jugut-Çeki 2-1
E enjte, 18 qershor 2026
Çeki-Afrika Jugut 1-1
E premte, 19 qershor 2026
Meksikë-Korea Jugut 1-0
E enjte, 25 qershor 2026
Çeki-Meksikë 0-3
Afrika J-Korea J 1-0
Grupi B
Skuadrat Nd P
Zvicër 3 7
Kanada 3 4
Bosnje H 3 4
Katar 3 1
Ndeshjet në Grup
E premte, 12 qershor 2026
Kanada-Bosnje H 1-1
E shtunë, 13 qershor 2026
Katar-Zvicër 1-1
E enjte, 18 qershor 2026
Zvicër-Bosnje H 4-1
E premte, 19 qershor 2026
Kanada-Katar 6-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Bosnje H-Katar 3-1
Zvicër-Kanada 2-1
Grupi C
Skuadrat Nd P
Brazil 3 7
Marok 3 7
Skoci 3 3
Haiti 3 0
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Brazil-Marok 1-1
Haiti-Skoci 0-1
E shtunë, 20 qershor 2026
Skoci-Marok 0-1
Brazil-Haiti 3-0
E enjte, 25 qershor 2026
Marok-Haiti 4-2
Skoci-Brazil 0-3
Grupi D
Skuadrat Nd P
SH B A 3 6
Australi 3 4
Paraguaj 3 4
Turqi 3 3
Ndeshjet në Grup
E shtunë, 13 qershor 2026
SHBA-Paraguaj 4-1
E dielë, 14 qershor 2026
Australi-Turqi 2-0
E premte, 19 qershor 2026
SHBA-Australi 3-0
E shtunë, 20 qershor 2026
Turqi-Paraguaj 0-1
E premte, 26 qershor 2026
Paraguaj-Australi 0-0
Turqi-SHBA 3-2
Grupi E
Skuadrat Nd P
Gjermani 3 6
Bregu Fildishtë 3 6
Ekuador 3 4
Kuraçao 3 1
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Gjermani-Kuraçao 7-1
E hënë, 15 qershor 2026
Bregu F-Ekuador 1-0
E shtunë, 20 qershor 2026
Gjermani-Bregu F 2-1
E dielë, 21 qershor 2026
Ekuador-Kuraçao 0-0
E enjte, 25 qershor 2026
Kuraçao-Bregu F 0-2
Ekuador-Gjermani 2-1
Grupi F
Skuadrat Nd P
Holandë 3 7
Japoni 3 5
Suedi 3 4
Tunizi 3 0
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Holandë-Japoni 2-2
E hënë, 15 qershor 2026
Suedi-Tunizi 5-1
E shtunë, 20 qershor 2026
Holandë-Suedi 5-1
E dielë, 21 qershor 2026
Tunizi-Japoni 0-4
E premte, 26 qershor 2026
Japoni-Suedi 1-1
Tunizi-Holandë 1-3
TREGUES NË 48 NDESHJE
142 Gola
Në 48 e ndeshjet e para të grupeve u shënuan 142 gola, duke arritur në një mesatare shënimi 2.95 gola për ndeshje
8 Autogola
Në 48 ndeshjet e para të grupeve u shënuan edhe 8 autogola, i pari në ndeshjen
SHBA-Paraguaj 4-1, në 7′ nga Bubadilla
0 Humbje
Ekipet e Meksikës, Zvicra, Brazili, Holanda, Egjipti, Spanja, Franca, Argjentina e Kolumbia nuk kanë pësuar asnjë humbje
0 Fitore
Ekipet e Katarit, Çekia, Haiti, Tunizia, Zelanda Re, Arabia S, Iraku, Jordania, Panamaja dhe Uzbekistani nuk arritën të fitojnë

SHIFRA&FAKTE/ Në listën e Top Scores, janë edhe ata që kanë shënuar 142 herë në 48 ndeshje
Golashënuesit në grupe, trokitje për rekorde të reja
Kampionati Botëror (apo Kupa e Botës), është një garë ndërkombëtare e përfaqësueseve të meshkujve të shteteve anëtare të FIFA-s, federata që qeveris futbollit. Turneu mbahet çdo katër vjet që nga koha e themelimit (1930), por në vitet 1942 dhe 1946 nuk është mbajtur për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht, kampione në fuqi është Argjentina në vitin 2022, ndërsa kampioni i parë është Uruguaji në vitin 1930. Këtë Kupë e kanë fituar 8 shtete: Brazili 5 herë, Gjermania dhe Italia 4 herë, Argjentina dhe Uruguaji 2 herë, Anglia, Franca e Spanja nga 1 herë. Dhe brënda këtyre Botërorëve janë shënuar shumë dhe shumë gola, por brenda tyre janë edhe emrat që i kanë tundur rrjetat kundërshtare. Deri në Kampionatin Botëror të vitit 2022 që u luajt në Katar, janë 28 emra futbollistësh golashënues, mes të cilëve spikat Zhyl Fonten i Francës që ka shënuar 13 gola në ndeshjet finale të Botërorit 1958. Ndërkohë, në Botërorin 2026 që po luhet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada nga data 11 qershor dhe deri dje, janë luajtur edhe ndeshjet e dyta në të gjitha në grupe, të cilat u kanë lënë vëndin ndeshjeve të treta që do mbyllin fazën e këtyre sfidave në të gjitha grupet. Brenda këtyre ndeshjeve ka shumë detaje dhe të veçanta tek të cilat duhet ndalur jo vetëm profesionalisht. Kujtojmë se me përfundimin e tyre, Lionel Messi festoi 39 vjetorin e lindjes edhe si golashënuesi më i mirë në dy ndeshjet e para me 5 gola. Dhe pikërisht janë golashënuesit që kanë qënë më evidentët në 48 ndeshjet e luajtura, pasi kemi emra të vjetër dhe të rinj që i kanë tundur rrjetat kundërshtare. Por nisur nga numri i golave që seicili ka shënuar në dy ndeshje, duket se do kemi ndonjë rekord të ri golashënuesish. Në kampionatin e vitit 2022, Kilian Mbape shënoi 8 gola dhe u shpall golashënuesi më i mirë i atij Botërori. Këpuca e Artë për golashënuesin më të mirë të këtij turneu, ka nisur me fjalëkryqet e emrave: Messi, Vinicius. Mbappe, Haland.
Botërori zbeh kriminalitetin, shpëton jetë në Meksikë
Meksika e ka mbyllër fazën e grupeve me 3 fitore, 6 gola të shënuar dhe 0 të pësuar, e vetmja skuadër me 9 pikë të plota. Ndërkohë që, në Meksikë bie kriminaliteti kur luan kombëtarja, pasi ndikimi i saj shkon shumë përtej futbollit. Sa herë që skuadra zbret në fushë, niveli i vrasjeve në vend pëson një rënie të ndjeshme, ku numri mesatar i vrasjeve bie nga rreth 70 në ditë, në afërsisht 30.

Top 5 golashënuesit
Futbollisti Skuad G
1.L. Messi L. (Arg) 5
2.Vinicius J (Bra) 4
3.E. Haland (Nor) 4
4.K. Mbape (Fra) 4
- D. Undav (Gjer) 3
Grupi G
Skuadrat Nd P
Zelanda e Re 2 4
Iran 2 2
Belgjikë 2 2
Egjipt 2 1
Ndeshjet në Grup
E hënë, 15 qershor 2026
Belgjikë-Egjipt 1-1
E martë, 16 qershor 2026
Iran-Zelanda Re 2-2
E dielë, 21 qershor 2026
Belgjikë-Iran 0-0
E hënë, 22 qershor 2026
Zelenda Re-Egjipt 1-3
E shtunë, 27 qershor 2026
Egjipt-Iran 05:00
Zelandë R-Belgjik 05:00
Grupi H
Skuadrat Nd P
Spanjë 2 4
Uruguaj 2 2
Arabia Saudite 2 1
Kepi Gjelbër 2 1
Ndeshjet në Grup
E hënë, 15 qershor 2026
Spanjë-Kepi Gjelbër 0-0
E martë, 16 qershor 2026
Arabia Saudite-Uruguaj 1-1
E dielë, 21 qershor 2026
Spanjë-Arabia Saudite 4-0
E hënë, 22 qershor 2026
Uruguaj-Kepi Gj 2-2
E shtunë, 27 qershor 2026
Kepi Gj-Arabia S 02:00
Uruguaj-Spanjë 02:00
Grupi I
Skuadrat Nd P
Francë 3 6
Norvegji 3 6
Senegal 3 0
Irak 3 0
Ndeshjet në Grup
E martë, 16 qershor 2026
Francë-Senegal 3-1
E mërkurë, 17 qershor 2026
Irak-Norvegji 1-4
E hënë, 22 qershor 2026
Francë-Irak 3-0
E martë, 23 qershor 2026
Norvegji-Senegal 3-2
E premte, 26 qershor 2026
Norvegji-Francë 21:00
Senegal-Irak 21:00
Grupi J
Skuadrat Nd P
Argjentinë 2 6
Austri 2 3
Algjeri 2 3
Jordani 2 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Argjentinë-Algjeri 3-0
Austri-Jordani 3-1
E hënë, 22 qershor 2026
Argjentinë-Austri 2-0
E martë, 23 qershor 2026
Jordani-Algjeri 1-2
E dielë, 28 qershor 2026
Algjeri-Austri 04:00
Jordani-Argjentinë 04:00
Grupi K
Skuadrat Nd P
Kolombi 2 3
RD Kongo 2 1
Portugali 2 1
Uzbekistan 2 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Portugali-RD Kongo 1-1
E enjte, 18 qershor 2026
Uzbekistan-Kolumbi 1-3
E martë, 23 qershor 2026
Portugali-Uzbekisistan 5-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Kolumbi-Kongo 1-0
E dielë, 28 qershor 2026
Kolumbi-Portugal 01:30
Kongo-Uzbekista 01:30
Grupi L
Skuadrat Nd P
Angli 2 3
Gana 2 3
Panama 2 0
Kroaci 2 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Angli-Kroaci 4-2
E enjte, 18 qershor 2026
Gana-Panama 1-0
E martë, 23 qershor 2026
Angli-Ganë
E mërkurë, 24 qershor 2026
Panama-Kroaci
E shtunë, 27 qershor 2026
Kroaci-Ganë 23:00
Panama-Angli 23:00
Raundi 1/32 Finaleve
E dielë, 28 qershor 2026
Afrika J-Kanada 21:00
E hënë, 29 qershor 2026
Brazil-Japoni 19:00
Gjermani-3ABCDF22:30
E martë, 30 qershor 2026
Holandë-Marok 03:00
Bregu F- 2 I 19:00
1 I – 3 CDFGH 23:00
E mërkurë, 1 korrik 2026
Meksikë-3 CEFHI 03:00
1 L – 3 EHIJK 18:00
1 G – 3 AEHIJ 22:00
E enjte, 2 korrik 2026
SHBA-Bosnje H 02:00
1 H – 2 J 21:00
E premte, 3 korrik 2026
2 K – 2 L 01:00
Zvicër- 3 EFGIJ 05:00
Australi- 2 G 20:00
E shtunë, 4 korrik 2026
Argjentinë- 2 H 00:00
1 K – 2 DEIJL 03:30



















