Intervista/ Eduart Zhupa: Superiorja ka treguar lojra me nivel të mirë

44

Flet për “Telegraf” ish-futbollisti i Dinamos e Partizanit, Eduart Zhupa, vlerëson startin

Sigal

Agron Kaja

“Formatimi i skuadrave në këto tre javë, ende nuk është në nivelin e mundshëm. Gjithsesi, mund të them se ka patur nivel të mirë të lojës, dhe kjo vlen kur shikon edhe golat e shumtë që janë shënuar”

Pas Kombëtares, Abissnet Superiore sikur “nxitoi” me javën e tretë të saj, si i komentoni rezultatet?

Gjithmonë Kombëtarja i bën të detyrueshme lëvizjes së kalendarit në kampionatet e futbollit shqiptar. Ndërsa për rezultatet mendoj se ka qenë një javë e mirë, ku i pamë të gjithë elementët që prodhon loja e futbollit: Gola, kartonë të verdhë e të kuq, penallti, VAR, etj.

Sa kishte ndikuar në formën e skuadrave shkëputja 10-ditore për ndeshjet e Kombëtares?

Nuk mendoj se ndikuan ato 10 ditët e ndërprerjes së kampionatit, sepse nuk është ndonjë hapësirë kohe e gjatë. Në ato 10 ditë, të gjitha skuadrat kanë patur mundësi rikuperimesh e rregullimesh në skuadër. Ishte një ndërprerje zyrtare pa ndikim.

Mund të themi se, kjo javë e tretë e Superiores i ndryshoi dy ekstremet e renditjes?

Jemi në fillimin e kampionatit ku janë luajtur vetëm tre javë, dhe për pasojë, renditja ndryshon më shpesh sesa kur jemi në mesin apo fundin e sezonit. Renditja ndryshoi në vendet e kreut, sepse Kukësi në fundin e tabelës duket i palëvizshëm.

Tirana-Skënderbeu 3-1 dhe Vllaznia-Partizani 0-0, e justifikuan këto si kryendeshje të javës së tretë?

Mendoj se të dyja ishin kryendeshje, dhe të tilla u shfaqën edhe në lojë. Por nëse Tirana arriti të përmbyste rezultatin, në Shkodër skuadrat nuk e rregulluan shënjestrën, e aq më pak Vllaznia, që ishte në superioritet numerik në fushë për 76 minuta.

Cilën nga ndeshjet e kësaj jave e vlerësoni si më të veçantën, në lojë dhe rezultat?

Ndoshta të gjitha. Sepse duke ju referuar vetëm renditjeve provizore, skuadrat vendase u treguan më të forta me kundërshtarët, përjashto Vllazninë që nuk shkoi më shumë se barazimi me Partizanin. Laçi-Teuta ishte e tillë, me “diktat” vendas. Nëse do t’i bëjmë një krahasim të tifozerisë në Superiore me atë te Kombëtarja, pse ka diferencë të madhe? 

Ka një ndryshim shumë të madh, për vetë faktin se tifozeria e skuadrave të Superiores nuk e ka gjeografinë e skuadrës sonë kombëtare. Një Kombëtare si kjo jona që po shfaqet pretendentë për Europian, natyrisht që do ketë “super-tifozeri”.

Java e katërt është shumë afër, cilën ndeshje do ta fokusonit në vëmendjen tuaj?

Do t’i qëndroj mendimit tim më sipër, se në këto javë të para të kampionatit, të gjitha ndeshjet janë të vështira, sepse ndeshen me të panjohurën mes tyre. Janë pesë ndeshje finale edhe në këtë javë të katërt, ku çdo rezultat është i pritshëm.

Në këndvështrimin e specialistit, çfarë keni veçuar në këto tre javët e para?

Ende nuk mund të dalim në një përfundim për atë çka skuadrat kanë prodhuar në fushën e lojës, por mund të them se formatimi i skuadrave nuk është në nivelin e mundshëm. Gjithsesi, në këto tre javë ka patur nivel të mirë të lojës, kjo vlen.

RREGULLAT E REJA

Bastet online, me agjent financiar dhe me bankë!

“Bastet sportive online do të vendosen në faqen e internetit ose në platforma elektronike të dedikuara, të autorizuara dhe të monitorueshme të subjekteve. Do të aksesohen vetëm nëpërmjet një aplikacioni ose në faqen e tyre të internetit të organizatorëve të lojërave të fatit ku çdo lojtar do ketë akses individual”, kështu e thotë ligji i ri i Qeverisë. E nëse dikush që nuk ka llogari bankare apo telefon celular, nuk mund që të luajë një skendinë të lirë. Nuk do të ketë salla basti, nuk do të ketë më baste që vendoseshin nga telefoni dhe shpesh nuk likujdoheshin. Por do të luhet vetëm online nëpërmjet platformave elektronike, me agjent financiar e veprime bankare, dhe jo fizikisht.

ABISSNET SUPERIORE

REZULTATET, JAVA 3

E mërkurë, 13.09.2023

Egnatia-Erzeni                4-3

Dinamo C-Kukësi          2-1

E enjte, 14.09.2023

Tirana-Skënderbeu           3-1

Vllaznia-Partizani           0-0

E premte, 15.09.2023

Laçi-Teuta                      6-1

(Shënohen 21 gola në 5 ndeshje)

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Tirana                3        7

2.Skënderbeu        3        6

3.Egnatia              3        6

4.Vllaznia             3        5

5.Laçi                   3        4

6.Partizani            2        4

7.Dinamo             3        3

8.Erzeni                3        2

9.Teuta                 2        1

10.Kukësi             3        0

MUNDJE – KAMPIONATI BOTËROR

Shqipëria në Beograd me gjashtë garues, dy pretendentë

Kombëtarja e Mundjes

Mundësi               Pesha

FEMRA

Albina Drazhi       65 kg

MESHKUJ/ STIL I LIRË

Zelimkh Abakarov 57 kg

Islam Dudaev       65 kg

Paris Kerepi          125 kg

MESHKUJ/ GR. ROMAKE

Bajram Sina          60 kg

Kevin Kupi           77 kg

Sporti i mundjes është në prag të kompeticionit më të rëndësishëm vjetor, Kampionatit Botëror 2023, eveniment që do të mbahet në Beograd nga sot 16 shtator, e deri më 24 shtator. Kombëtarja shqiptare garon me 6 mundës, të cilët do të konkurrojnë: 4 në stilin e lirë dhe 2 në atë greko-romak. Në stilin e lirë janë: Zelimkhan Abakarov në peshën 57 kg, Islam Dudaev në peshën 65 kg dhe Paris Karepi në peshën 125 kg. Ndërsa në stilin greko-romak do të garojnë Bajram Sina në peshën 60 kg, Kevin Kupi në peshën 77 kg dhe Albina Drazhi për femra në peshën 65 kg. Pritshmëritë janë të mëdha te Abakarov e Dudaev, ndërkohë që ky Botëror do të jetë edhe kualifikues për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.