Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) me trajnimet që po bën me gazetarinë shqiptare, e cila mbulon “Industrinë financiare dhe bankare në veçanti”, e ka sjellë median më pranë se kushdo institucion tjetër në oborrin e Integrimit Europian

Prof. Spiro Brumbulli: “ E vërteta stabilizon situatën, por edhe gabimet njerëzore, përballë intrigave që kërkojnë të nxisin qëllimisht pasiguri në banka “

Gazetarët: Marrëdhënia e mediave me AAB-në, është modeli ku gjejmë përgjigje për pyetjet që lindin …

NOA

Intervistoi: Ëngjëll Musai, Drejtor i “Telegraf”


Pak ditë më parë Shoqata Shqiptare e Bankave, në vazhdën e aktiviteteve për ndërgjegjësim dhe profesionalizëm në fushën e financave dhe sistemit bankar zhvilloj një aktivitet me gazetarët, tashmë të profilizuar në edukimin dhe bashkëpunimin me sistemin bankar në Maltë. Trajnimi është pjesë e projektit 10-vjeçar  të AAB dhe ka si objektiv përshtatjen e medias me sistemin bankar dhe projektet e BE-së. Ky takim është pjesë e trajnimeve 10 – vjeçare me mbështejen e drejtpërdrejtë  të 12 bankave shqiptare që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë dhe nën kujdesin e AAB, e cila ka caktuar si drejtues të aktiviteteve një personalitet të sistemit bankar dhe financiar shqiptar, pedagog i auditorëve dhe botës akademike Prof. Spiro Brumbullin. Organizimi i shkëlqyer i trajnimit në Maltë, duke përfshirë të gjitha detajet profesionale, etike, kulturore dhe njerëzore shkon për të gjitha bankat, koordinatoren për komunikimin dhe eventet e AAB-së  Loreta Hysa dhe Sekretarin e Përgjithshëm të AAB-së, Prof.Spiro Brumbulli, i cili i fillon dhe përfundon leksionet trajnuese për sistemin bankar dhe mediat me parimin: “ E vërteta stabilizon situatën, por edhe gabimet njerëzore, përballë intrigave që kërkojnë të nxisin qëllimisht pasiguri”. Marrëdhënia e mediave me AAB-në, është modeli ku gjejmë përgjigje për pyetjet që lindin. Janë pyetje të drejtpërdrejta të cilave Sekretari i Përgjithshëm dhe ekspertët e bankave që shoqërojnë grupin mediatik shqiptar, u japin përgjigjen e saktë, të vërtetë dhe bindëse. Pas aktivitetit, vendosëm që konkluzionet e këtij trajnimi t’i bënim nëpërmjet një interviste speciale me Sekretarin e Përgjithshëm të AAB-së, Prof.Spiro Brumbulli.

Prof. Spiro faleminderit që pranuat të jepni intervistën ekskluzive për “Telegraf”. Çfarë përfaqëson AAB-ja dhe si e përjetoni projektin tuaj në këtë 10 vjeçar, ku nga Prilli 2016, ju jeni emëruar në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)?


Spiro BRUMBULLI
Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), e krijuar fillimisht si Klubi i Bankierëve Shqiptarë (mars 1999), është sot zëri i bashkuar i industrisë bankare. Projekti 10 vjeçar që Shoqata e Bankave të Shqipërisë ndërmori me gazetarët e ekonomisë, kishte si qëllim, të shpjegonte kategoritë dhe koncepte financiare bankare si dhe për të ndihmuar që informacioni te publiku të përcillet i saktë,  i vërtetë i paanshëm dhe profesional. Sesioni i radhës që u organizua nga 11-14 Qershor 2026 ishte në vazhdën e viteve të mëparshme, ku jo pa qëllim u përzgjodh Malta, një shtet ishull ku ndërthuren bizneset dhe aktivitetet ekonomike e tregtare mes Vendeve të Mesdheut, Europës dhe Azisë, duke i dhënë rëndësi në mënyrë të veçantë projekteve që janë aktualisht duke u realizuar dhe që kanë të bëjnë me “Dyfisho biznesin tënd”, “Ekonomia para fizike”, “Dixhitalizimi”, “Instant Payments” dhe me kuadrin ligjor që duhet të përshtatet me atë të BE-së.

Ju jeni një nga figurat më të preferuara të gazetarëve, medias shqiptare, televizive, të shkruar dhe on-line. Ku qëndron sekreti i suksesit të bashkëpunimit  të mediave me sistemin financiar dhe bankar?

Ky ishte në vetvete thelbi i vizitës që AAB organizoi në Maltë me gazetarët e ekonomisë në Qershor 2026 dhe, ku u ndanë shpjegimet e duhura se çfarë synon secili projekt, programet si duhen kuptuar, kush është  ajo që i ofrohet publikut, çfarë është e rëndësishme për median,  për gazetarin për ta kuptuar dhe si duhet përcjellë lajmi në publik.  Nga ana tjetër vizita në një vend tjetër të huaj ka edhe një lloj edukimi në qasje në atë që shikon, atë që prek, në atë që ndjen, pra Malta është një vend i vogël, jo i krahasueshëm nga sipërfaqja me Shqipërinë, por nga pikëpamja e problematikave që has është i krahasueshëm më mirë se sa i vendeve të tjera të zhvilluara të Bashkimit Europian dhe përderisa në një vend të tillë gjërat funksionojnë, atëherë shpresa dhe optimizmi që në Shqipëri do funksionojnë janë të mëdhaja.

Loreta HYSA
Koordinator për Komunikimin dhe Eventet

Ne evidentuam mënyrën e pagesave cash dhe ato me karta bankare. Cilat janë sugjerimet tuaja?

Të bën përshtypje që në Maltë çdo pagesë mund të bëhet lehtësisht me kartë dhe pagesat e vogla deri në 5 euro nuk janë të detyruara të bëhen me kartë dhe kjo mund të jetë një nga gjetjet që ne vëzhguam dhe konstatuam në Maltë dhe mund të zbatohet edhe në Shqipëri në kuadrin e pagesave cash. Për të mos insistuar që në fillim, çdo pagesë duhet të ketë patjetër një kanal  alternativë, por të jetë me një shumë të caktuar, le të themi  pagesa deri në 1 mijë lekë të reja  lekë mund të mos jenë të detyrueshme me kartë, por mbi këtë të tjerët nuk duhet të jenë me detyrim, nëse dikush nuk ka para fizike pra ‘kesh’ duhet të paguaj me kartë dhe kjo është përgjegjësi për çdo njësi e biznesi.

Shqipëria është në prag të integrimit në BE. A mendoni se roli i medias në tërësi dhe asaj që mbulon sistemin financiar dhe bankar, nëpërmjet këtij projekti 10 vjeçar ka ndikuar që media të jetë një hap më pranë në oborrin e BE -së . A i vlen kjo eksperiencë tregut të gazetarëve dhe publikut ?

Po , sepse realisht ne si AAB konstatojmë që lajmet që hidhen nga median e shkruar dhe vizive  të cilat janë shoqëri të regjistruara, të identifikuara që nga pikëpamja fiskale, po qoftë edhe nga pikëpamja individuale, njerëzit që punojnë dhe marrin përgjegjësinë e asaj që thonë janë shumë më profesional se të gjitha varianet e tjera si fake news , dhe këtu është guximi i gazetarit për ta dhënë lajmin e vërtëtë dhe të konfirmuar nga burime të ndryshme, që është ajo çka i intereson dhe publikut dhe të vërtetës . Dhe në këtë kuadër , edukimi është shumë i vlefshëm dhe i mirëpritur, si dhe i dobishëm, se gazetarët e ekonomisë nuk është se kanë marrë  njohuri ekonomike,  për më tepër që tregu financiar, industria bankare po ndryshojnë shumë shpejt. Shkuarja në BE dhe përafrimi me të gjitha  rregullat , ligjet  që ka BE-ja është sfidë e madhe për ata që punojnë në sektorin ekonomik, jo më për gazetarin. Këto aktivitete të tilla i shërbejnë shumë , jo vetëm individualisht gazetarit , por i shërbejnë edhe publikut  sepse nesër lajmi do përcillet. Nuk mjafton vetëm shpjegimi teorik i gjërave , por na intereson se si lëvizet , se si paguhet , se si funksionojnë gjërat  në vendet e tjera. Për ne kjo është një njësi krahasimi. Bankat nuk kanë kursyer asnjëherë për faktin që ky është një investim , jo shpenzim, është një vlerë e shtuar  sepse kjo që u mësojmë ne gazetarëve të ekonomisë i rikthehet ekonomisë  në vlerë pozitive.

Bordi Mbikëqyrës


Bledar SHELLA
Kryetar
Drejtor i Përgjithshëm,
Banka OTP Albania

Seyhan PENCABLIGIL
Zëvendës Kryetar
Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i BKT


Maltin KORKUTI
Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm,
Credins Bank


Christian CANACARIS
Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm,
Raiffeisen Bank


Dritan Mustafa
Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm Tirana Bank