Rreth 5 milionë turist, vizitojnë Shqipërinë në 6 muaj/ Dominojnë turistët nga Europa Jugore

Shqipëria ka pasur një numër të lartë vizitorësh dhe gjatë vitit 2026, ku vetëm në gjashtë muajt e parë, të vitit është vizituar nga rreth 5 milionë turistë.

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka shënuar një rritje prej 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

NOA

Referuar statistikave për muajin qershor, pjesa më e madhe e vizitorëve vijnë nga Europa Jugore, e cila përfaqëson 66% të hyrjeve të shtetasve evropianë në vend. Ndërkohë, Europa Qendrore dhe Lindore kontribuon me 14% të hyrjeve.

Vetëm gjatë muajit qershor, në territorin shqiptar hynë rreth 2.08 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 0.9% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2025.

Rreth 723 mijë shtetas shqiptarë dolën nga vendi, me një rritje prej 1.8%, ndërsa 1.28 milionë shtetas të huaj u larguan nga Shqipëria, duke regjistruar një rritje edhe më të lartë, prej 6.5%. Shifrat pasqyrojnë intensifikimin e lëvizjeve kufitare në prag dhe gjatë sezonit turistik veror.