Av.Cakrani:Pas deklaratave për kontrabandë vaksinash me Italinë, prokuroria nis hetimet për Di Maio, pse heshtet në Shqipëri?

111
Sigal

Pas publikimeve të fundit nga hakerat, të cilët në radhë të parë shkaktuan një skandal me sulmin e tyre duket se po dalin në dritë edhe të fshehta të reja të qeverisë. Së fundmi hakerat kanë zbardhur udhëtimet e kryeministrit Rama, i cili duket se nuk po e përjeton “krizën” për të cilën flet në media. Udhëtimet me charter të shefit të Qeverisë në kohë krize tregojnë qartë luksin në të cilin është qeveria shqiptare.

 Ja shtetari i një vendi pa komplekse.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Kroaci, për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi. Ajo gjendet në Kroaci për të marrë pjesë në samitin, Platforma Ndërkombëtare e Krimesë. Duke përmendur që ftesën ia ka bërë Ambasada amerikane në Kroaci, ai ka thënë se thirrja i është bërë “shumë vonë” dhe se do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci. “Nëse do të vinte Sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, -ka thënë Milanoviç. Ai po ashtu ka thënë se ftesa amerikane mund të ketë qenë vetëm shenjë mirësjelljeje, dhe se brenda dy javësh republikanët do të fitojnë zgjedhjet në SHBA, dhe se Pelosi nuk do të ketë më pozitën që ka sot. Ai e ka përsëritur qëndrimin e tij se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci do të përbënte pjesëmarrje në luftë. “Kroacia nuk ka obligime ndaj Ukrainës. Nëse dikush sulmon Poloninë apo Lituaninë, atëherë ajo është çështje tjetër. Marrëveshja e NATO-s nuk ka shumë detaje. Le të themi, çka nëse Kroacia sulmon Serbinë? Zgjohemi një mëngjes dhe sulmojmë Serbinë. Ky është trillim për arsye sqarimi. E sulmojmë Serbinë dhe shkojmë në luftë. A duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje? Nuk e kam idenë! Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ai.

Prokuroria italiane nis hetimet për Di Maio, po në Shqipëri?

Mjaftoi një bisedë e para disa ditësh e Kryeministrit Rama me ish Ministrin e Jashtëm të Italisë, Di Maio, ku përmendën se të dy kishin bërë kontrabandë me vaksinat në pandemi, që prokuroria e Romës sektori i korrupsionit të regjistrojë kryesisht procedimin penal ndaj ish ministrit DI Maio. Sepse atij prokuroria dhe drejtësia nuk është e kapur. Në Shqipëri asnjë fjalë nuk është thënë për këtë skandal që në çdo vend normal do të duhet të merreshin masa. Në Shqipëri legjitimohet fakti që Kryeministri mund të shkelë ligjin edhe duke bërë kontrabandë, ndërsa nëse një qytetar që theu orën policore gjatë pandemisë u vra. Në Shqipëri mund të ketë çdo gjë veç drejtësisë. Qeveria gjobiti qytetarët edhe për maskat që nuk mbanin, ndërsa kryeministri ja hedh paq. Qeveria më vonë faljen e gjobave e përdori për fushatë duke shkelur çdo ligj apo moralitet të mundshëm, por asnjë hetim nuk ka nga Drejtësia e “Rilindur”. Kryeministri Rama e pranoi hapur se kishte kryer kontrabandë me vaksinat, gjë që gjithashtu e përdori si një skemë për të manipuluar zgjedhjet sikur ai ishte shpëtimi i vetëm i shqiptarëve pasi siguroi vaksinat.

 

Një paralelizëm!

Tashmë opinioni publik është njohur me 137 fluturimet me Charter të Kryeministrit, me një kosto që shkon miliona euro.

Rreth dy vite më parë prokuroria e shtetit Hebre, ngriti akuzë penale ndaj Kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu, akuza nuk konsistonte për ndonjë korrupsion me anë të VKM jo?

Akuza ishte thjesht, sepse bashkëshortja e kryeministrit kishte shpenzuar rreth 500 euro nga buxheti i shtetit. Mjaftoi kaq që oficerët e policisë të trokasin disa herë tek banesa e kryeministrit Benjamin Netanyahu ta pyesnin atë për këtë shpenzim nga taksat e popullit.

Kjo është drejtësia dhe ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.