Oliver Varhelyi: Duam transparenc, për blerjen e votës

194
Sigal

Varhelyi i prerë me Ramën për zgjedhjet e 25 prillit

 Duam rezultate të qarta apo blerjen e votave!

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u takua në Tiranë dje, me kryeministrin e  Shqipërisë, Edi Rama. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ishte i prerë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në fjalën e tij, krah kryeministrit Edi Rama në Rinas, Varhelyi tha se BE pret që të shikojë parregullsitë apo blerjen e votave. Por gjithashtu ai shtoi se, me rëndësi është që, Kuvendi të jetë i plotësuar edhe me opozitën. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi: “Kemi qenë në kontakt edhe për zgjedhjet, e kam ndjekur nga afër çdo gjë që po ndodh edhe atë që ka thënë OSBE. Mendoj se pas një situate të zjarrtë mendoj se na duhen rezultate të qarta. Duam të shohim parregullsitë apo blerjen e mundshme të votave, por pas këtij procesi, na duhen rezultate përfundimtare. Na duhet që Kuvendi të nisë punë shumë shpejt për reformat e BE-së. Pa një Kuvend të plotë, është e pamundur të ecet përpara dhe ka ende punë për të bërë. Në lidhje me pyetjen e dytë, nëse do të ndodhë kjo gjë, atëherë që puna jo vetëm që duhet të vazhdojë, por duhet të përshpejtohet, jo vetëm nga qeveria por edhe nga Kuvendi i ri. Po presim rezultatin e procesit të apelimit. Presim që Shqipëria të punojë për anëtarësimin në BE.”

Rama i shtrin dorën opozitës dhe PD-së për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama sërish i ka shtrirë dorën opozitës dhe PD-së për bashkëpunim, kësaj here në sy edhe të komisionerit të BE-së, Oliver Varhelyi. Rama tha se është i hapur për diskutim me PD, pa asnjë kusht. Ftesa e Ramës: “Dua të përsëris që bindja dhe vullneti im është që mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do ta braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin dhe sa më takon ne do të fokusohemi plotësisht tek punët e mëdha, për të cilat jemi votuar dhe do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për PD. PD është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë për të hapur një proces diskutimi pa asnjë kusht, për të shtyrë sa më shumë përpara punët dhe pa tjetër, edhe integrimin evropian të Shqipërisë.”