Priten shpërthime të kontrolluara me eksploziv në Urën e Baltimore

58
Sigal

Një seri shpërthimesh të kontrolluara do të përdoren për të ndarë anijen e mallrave Dali të goditur nga mbetjet e urës së shembur Francis Scott Key në Baltimore. Ekuipazhet planifikojnë të përdorin eksploziv për të prishur pjesët e urës që ende mbulojnë anijen e mallrave.

Shpërthimi i planifikuar u shty të dielën dhe do të ndodhi ditën e sotme, për shkak të stuhive dhe rrufeve. Përplasja e anijes me kontejnerë vrau gjashtë persona dhe dërgoi rreth 4,000 tonë mbeturina në lumin Patapsco.

Anija ka mbetur në vendngjarje që nga aksidenti dhe është mbuluar me objekte nga ura. Autoritetet shpresojnë të shpërthejnë një nga hapësirat që mbulojnë anijen, e cila vlerësohet të jetë 152 metra e gjatë dhe peshon 600 ton.