Aksident në Vlorë, i riu përplas me motor 17-vjeçaren

83
Sigal

Aksident në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, në bulevardin “Ismail Qemali”.

Mësohet se shtetasi me inicialet A. Ç., 19 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar shtetasen I. J., 17 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në spital është dërguar edhe drejtuesi i motomjetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.