Qeveria shqiptare pati miratuar një vendim , ku shtetasit ukrainas do të lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi.
Por nëse Ukraina nuk respekton shtetin e Kosovës, pse Shqipëria duhet t’i ofrojë lehtësi të veçanta qytetarëve ukrainas?
Solidariteti duhet të jetë i ndërsjellë: Kosova dhe Shqipëria e kanë mbështetur Ukrainën, por respekti për Kosovën duhet të kthehet.
A nuk duhet Shqipëria të rishikojë regjimin e vizave me Ukrainën pas deklaratës së Zelenskyt?Në diplomaci, interesat kombëtare vijnë të parat.
Nëse Ukraina mban qëndrim kundër njohjes së Kosovës, Shqipëria ka të drejtë të rishikojë politikat e saj.
Nuk është çështje armiqësie me popullin ukrainas, por një mesazh diplomatik: marrëdhëniet duhet të bazohen në respekt reciprok.Rikthimi i vizave do të ishte një sinjal i fortë.





















