Petrit Vasili publikon rezultatet e sondazhit për “Besimin në Qeverisje”: Qeveria e Edi Ramës totalisht e falimentuar, ja faktet!

110
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se “qeverisja e Edi Ramës është totalisht e falimentuar” pasi ka publikuar rezultatet e një sondazhi të kyrer nga IDM për besimin në qeverisje ku sipas shifrave qytetarët nuk kanë besim për sa i përket trajtimit të fenomeneve si korrupsioni apo kriminaliteti.

Qeverisja e Edi Rames totalisht e falimentuar, ja faktet!
Sondazhi i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021 tregon fakte shume te renda qe flasin vete:
📌 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që
📌 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje te madhe.
📌 71.6% nuk ndihen te sigurte ne jeten e perditshme per shkak te kriminalitetit, probleme te shendetit, padrejtesine, papunesia dhe fatkeqesia natyrore.
📌 68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë
📌 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët.
📌 Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore 57.4% dhe bashkitë 58.2% si jo transparente.
📌 72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike,
📌 41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi.
📌 Kenaqesia per punen e policise eshte vetem 37.4%
📌 Kenaqesia me trasportin publik eshte vetem 32.6%
📌 Kenaqesia me sherbimet gjyqesore vetem 27.2%
Keto fakte vulosin totalisht falimentimin e qeverisjes se Edi Rames ne cdo drejtim.