Kryeministri Rama: Përfundimi i aksit rrugor Berat-Ballaban do nxis potencial të madh ekonomik dhe turistik në shërbim të banorëve

30
Sigal

Loti i tretë i punimeve të aksit rrugor Berat-Ballaban, Kryeministri Rama: Ky aks nxit potencial të madh ekonomik dhe turistik

Të dielën në fokus të kryeministrit Rama ishte aksi rrugor që po vijon të ndërtohet mes Beratit dhe Ballabanit, punime të cilat po vijojnë të kryhen si pjesë e lotit të tretë nga ku është mësuar se deri tani janë përfunduar afërsisht 34 % e punimeve në tërësi.  Përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë investim si një nxitës për një potencial më të madh ekonomik dhe turistik. Rama përmes një reagim tha: “Me pamjet e rrugës së re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat, ju uroj një të diel të mbarë”, tha kryeministri Rama. Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek katër bashki dhe ju shërben afro 150 mijë banorëve.