Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani takon zyrtarët e lartë në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

13
Sigal

Përmes një njoftimi për shtyp,të mërkurën ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë tha se gjatë vizitës së fundit në Uashington DC këtë javë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendësndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale, Jeffrey Ragsdale. Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.Sipas njoftimit të shpërndarë thuhet se nga ana e tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani shprehu mirënjohjen për inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe në drejtim të eficiencës dhe profesionalizmit të ekipit të Zyrës së ILD-së. Kujtojmë se Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë ishte ajo që mundësoi një takim në Uashington DC mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesve kryesorë në Departamentin e Drejtësisë së SHBA.