Xhaferri: 40 mijë “skllevër” të huaj për të kamufluar emigracionin e paligjshëm që e ka kthyer Shqipërinë në han pa porta!

19
Sigal

Nga Besart Xhaferri

Eksperimenti me punëtorët e huaj dështon prej 6 vitesh, pasi punëtorët që vijnë nga vende si India e Bangladeshi e kanë parë Shqipërinë si trampolinë për vendet e BE e shumë prej tyre janë arratisur natën pa hënë nga kapanonet e fasonerive që me bekim qeverie kanë skllavëruar punëtorët.

Me angazhimin për të sjellë në Shqipëri 40 mijë punëtorë të huaj Rama kërkon të mbushë gropën e madhe që la pas eksodi i krahut të punës dhe trurit, që u detyruan të braktisin vendin për shkak të korrupsionit dhe integrimit të krimit në çdo qelizë të administratës.

Ardhja e këtyre 40 mijë punëtorëve të huaj do t’i hapë rrugë trafikut të qenieve njerëzore, pasi dhe sot që flasim Shqipëria është ndër rrugët kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm që mësyjnë BE, një aktivitet ku të përfshirë janë dhe zyrtarë të lartë policie dhe të Ministrisë së Brendshme.

Kjo qeveri që largoi 1 milionë shqiptarë nuk e ka hallin e tregut të punës pasi ekonomia jonë mbahet në këmbë nga paratë e narkotrafikut, por kërkon të mbushë vendin me skllevër që autokrati t’a bëjë të qetë gjumin në pashallëkun e tij.