Skifterët e produkteve bujqësore, po helmojnë shqiptarët me pesticide

49
Sigal

Mbi 80% e produkteve ushqimore në treg janë pa etiketa, pa certifikata, dhe të ngarkuara me pesticide dhe nitrate që  helmojnë qytetarët duke shkaktuar deformime të fetusit, sterilizim dhe sëmundje tumorale. Flet ekspertja e ushqimit: Siguria ushqimore është në rrezik, mungojnë laboratorët, agronomët, veterinerët,  inspektorët e kontrollit në farmacitë bujqësore dhe terren

Siguria ushqimore nw rrezik, kemi nevojë ulëritëse për ekspertë si agronomë dhe veterinerë

01-Vuksani: Produktet janë me pesticide,na duhen agronomë

Ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, thotë se frutat dhe perimet që konsumojmë kanë një risk të shtuar për shëndetin.Ajo deklaroi se që një produkt të jetë i sigurtë nuk duhet të ketë pesticide mbi nivelin e lejuar, por se duhet të kishim analiza për normën për të kuptuar se çfarë produktesh po hamë.

Sipas Vuksanit, duhen shtuar inspektimet, kontrollet por edhe shërbimi këshillimor.

Ne kemi rreth 350 mijë ferma, por a kemi mundësi të kemi shërbim këshillimor për këto 350 mijë fermerë?

Do të thoja që janë ushqime të shëndetshme, por nuk mund ta them me këtë mungesë transparence.

Ka një normë të lejuara të pesticideve të cilat shkaktojnë deformime të rënda shëndetësore, që nga deformimi i fetusit dhe kanceri.

Një pjesë e fermerëve duke mos pasur mekanizma kontrolli nuk e identifikon dot se kë blen dhe ku duhet të blesh, duke parandaluar daljen në treg të këtyre produkteve do garantonim edhe fermerët për tregtinë, edhe produktet tona për eksport.

Bimët medicinale që ne kemi kanë dalë me mbetje shumë të lartë edhe në Greqi apo vende të tjera. Kjo tregon se ne nuk kemi në rregull mekanizmat e kontrollit.

Që nga institucionet që merren me kontrollin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit etj.

Ne nuk kemi kapacitete laboratorike. 5 analiza në ditë bëhen për fruta perimet në treg, çfarë mund të kontrollojmë ne me këtë situatë?

Ne na mungojnë profesionistët, që këto produkte të mos jenë mbetje. Problematike është që ka produkte që janë jashtë listës.

BE i quan shumë të rrezikshme këto pesticide dhe i ka hequr nga qarkullimi. Dëmi është nga të gjitha anët, deri në kancerogjene.

Ne flasim gjithmonë për pesticidet, por harrojmë nitritet dhe nitratet, për të cilat nuk bëhet asnjë analizë.

Nëse edhe plehrat përdoren pa kriter, do të kenë problem mbetjet e nitriteve dhe nitrateve, problem tek bimët gjethore, si sallata jeshile, spinaqi etj.

Nëse bëhen disa analiza, tek nitritet dhe nitratet nuk bëhet asnjë analizë, jemi jashtë çdo kontrolli.Edhe kur nga analizat laboratorike në Shqipëri dalin produkte me mbetje pesticidesh, institucionet ia hedhin topin njëra tjetrës, për të gjetur gjurmueshmërinë se pse erdhi mbetja e pesticidit në ushqim.Ai produkt ose është eksportuar, ose e kemi konsumuar ne. Ne kemi legjislacion shumë të mirë por e kemi të vështirë për ta zbatuar.

Kemi një regjistër fermeri ku fermeri duhet të shkruajë se ku e blen farën e deri në fund. 80% e produkteve janar-shkurt vijnë nga importi.Ne kemi nevojë ulëritëse për ekspertë, agronomë. Tirana ka pesë agronomë, të pesë inspektorët që kontrollojnë farmacitë bujqësore nuk janë agronomë, por i kontrollojnë teknologët dhe ekonomistët.Duhet që strukturat përgjegjëse të rrisin kontrollet dhe t’i intensifikojnë ato.

02-Sharka: 80% e produkteve në tregun e brendshëm qarkullojnë në mënyrë informale

Për ekspertin e bujqësisë Eduart Sharka shëndeti i konsumatorit shqiptar është në dorën e Zotit dhe në dorën e ndërgjegjjes së fermerëve duke qenë së sistemet e kontrollit nuk funksionojnë.

Sharka tha se produkti që qarkullon në tregun e brendshëm nuk ka asnjë etiketë.

Shëndeti i konsumatorit shqiptar në dorën e Zotit dhe në dorën e ndërgjegjjes së fermerit se sistemet e kontrollit nuk e garantojnë një cilësi ushqimore për produktet. Shumica e fermerëve janë të ndërgjegjshëm, por ka dhe një pakicë që shkaktojnë dëme.

Garantimi i cilësisë ushqimore është detyrë e institucioneve, por e kanë të pamundur të aplikojnë kontrollet. Ne duhet të kishim një produkt të certifikuar. Produkti që qarkullon në tregun e brendshëm nuk ka etiketë ku është prodhuar. Është njëlloj fletoreje, por ajo nuk mban përgjegjësi se të vetmit që garantojnë cilësinë dhe garancinë e fruta-perimeve, ekspertizën e kanë vetëm agronomi dhe veterineri. Kur nuk është firma e tyre në origjinën e produkteve, cilësia nuk është e garantuar.

Kemi 5 vjet që kemi propozuar një sistem si ai i Greqisë që çdo fermer është i lidhur me një agronom, dhe pa firmën e tij nuk del produkti në treg.

Më tej, Sharka tha se 80% e produkteve në tregun e brendshëm qarkullojnë në mënyrë informale dhe se duhen krijuar sisteme kontrolle dhe parandalimi.

80% e produkteve në tregun e brendshëm qarkullojnë në mënyrë informale. Për të gjitha produktet që hyjnë nuk kërkon kush etiketë apo origjinë nga prodhuesit. 80% kalon në rrugë informale, nuk flitet për kontrolle dhe garanci ushqimore.

Të krijojmë sisteme kontrolli dhe parandalimi. Kontrollet që bëjnë vendet ku eksportojnë ka qenë i vetmi lloj alarmi.

Duhet të investojmë më shumë në sistemin e certifikimit, në investimin e ekspertizës së agronomit dhe veterinerit.

 

 03-Shqipëria, në mungesë për gjeologë dhe veterinerë

 “Këtë të hënë, Java e Administratës Publike hap siparin ku një pjesëmarrje e gjerë e ministrive synon pikëtakimin e ofertave të punës, projekteve apo shërbimeve të tjera që Administrata Publike ofron për qytetarët gjithashtu dhe për punëkërkuesit”Por cilët janë punonjësit të cilët janë në mungesë dhe për çfarë ka tepricë tregu?

Enkela Dudushi DAP:“Çdo vit bëhet një plan rekrutimi mbi bazën e nevojave që do të kenë insitutcionet në vitin në vijim dhe është miratuar në fillim të vitit nga Këshilli i Ministrave, është një numër 1183 pozicione pune, nga të cilat deri në këtë moment janë shpallur rreth 530 pozicione pune. Profili më i vështirë për të gjetur punonjës janë pjesa e Fakultetit të Gjeologji- Minierave, aty është goxha e vështirë dhe veterinaria. PËr shkak të çfarë prurhjesh vijnë nga Universitetet më shumë prurje kanë shkencat sociale, ekonomiku, juridiku.