Skandali i TIMS, Gjykata e Apelit lë në burg ish-shefin e IT në polici

40
Sigal

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i TIMS në Policinë e Shtetit, Ervin Muça do të dëshmojnë më 4 Qershor në komisionin hetimor parlamentar për vjedhjen e sistemit TIMS në Policinë e Shtetit. Thirrja u ka shkuar përmes një shkrese dërguar nga kryetari i komisionit në fjalë, deputeti i PD-së, Ervin Salianji.Të tre zyrtarët e mësipërm ishin planifikuar që të dëshmonin që në mbledhjen e komisionit të datës 15 Maj, por Balla dhe Rrumbullaku pretenduan se kishin informacion të klasifikuar dhe një pjesë e mirë e anëtarëve të komisionit, si nga mazhoranca dhe nga opozita ishin pa certifikata sigurie. Madje Balla e nisi dëshminë e tij në Komision, ku e kërkoi që të mbahej me dyer të mbyllura, por më pas e la përgjysmë për shkak të shkakut të cituar mësipër. Kryetari i komisionit Ervin Salianji shtyu me votim dëshmitë, deri në momentin që deputetët të pajiseshin me certifikata sigurie. Ajo mbledhje është shoqëruar me debate të forta, ku socialistët e braktisën mbledhjen, pas largimit të Taulant Ballës, ku më pas opozita tentoi të merrte dëshminë e Rrumbullakut e vetme në sallë. Për shkak të mospajisjes ende me certifikata sigurie të deputetëve, kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ka vendosur mbledhjen e komisionit ditën e martë, datë 4 qershor.