Prona e Institutit të Albanologjisë është njëra nga mijëra pronat shtetërore, që janë subjekt i këtij ligji dhe do i falen privatit

54
Sigal

Godinën e Institutit të Albanologjisë do e “gllabërojë” privati

“Ky ligj do marrë edhe ato pak prona shtetërore dhe ia kalon privatit për kulla. Është projektligj klientelist dhe i porositur”

T’i dhurosh oligarkut atë që deri dje mbulohej me ligjin për investitorët strategjik, këtu fshihet abuzimi me pronën duke e vjedhur me lezet.

NOA

Riformatimi i Qeverisë nga ana e Kryeministrit Edi Rama, duke ndarë ekonominë nga Ministria e Financave pasoi një proces, që në thelb do të duhej të ishte teknik për të ndarë fushat e veprimit dhe lëndore të ministrisë së re që u krijua. Mes paqartësive që buruan nga ndarja e ekonomisë me financat ishte edhe privatizimi, apo dhënia në përdorim te private të ndërmarrjeve dhe pronave shtetërore. Ligji është miratuar që në vitin 2008, në atë kohë përmes një akti normativ nga ana e Qeverisë së Sali Berishës dhe i kundërshtuar nga socialistët, në atë kohë në opozitë. Ideja fillestare e socialistëve ishte përcaktimi nëse për ligjin në fjalë do të duhej të përgjigjej Ministria e Financave, apo ministria e re e ekonomisë dhe kështu u propozua drafti i parë në komisionet përkatëse. Si komision përgjegjës për shqyrtimin e propozimit ishte Komisioni për Ekonominë. Propozimi ishte i thjeshtë dhe vetëm me dy nene. Në nenin e parë propozohej që privatizimi dhe dhënia për përdorim i ndërmarrjeve shtetërore i kalonte ministrisë përgjegjëse për ekonominë. Neni i dytë ishte hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve. Por, çfarë ndodhi? Brenda një seance në komisionin e Ekonomisë, deputetja socialiste, Blerina Gjylameti depozitoi dy amendime të draftit. I pari lidhej me nenin që përcaktonte kalimin përmes shitjes, apo dhënies në përdorim të pronës shtetërore te privati. Në këtë nen, Gjylameti propozoi edhe mundësinë e shkëmbimit, apo të dhurimit. “Kriteret për vlerësimin e pronave që privatizohen apo shkëmbehen, si dhe procedurat e format e privatizimit, mënyrat e shkëmbimit të pronës shtetërore, si dhe rastet përjashtimore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”,- thuhet më tej në propozim. Sipas këtyre ndryshimeve, një investitor strategjik, si shembull, që ka dështuar me investimin në një pronë shtetërore në Theth, mund të kërkojë që shteti t’i ofrojë përmes shkëmbimit një pronë tjetër shtetërore në Vlorë, apo në zona të tjera më të lakmuara. Njëra prej këtyre pronave mund të jetë edhe ajo e Institutit të Albanologjisë, vendosur te Sheshi Nënë Tereza, mes këtij sheshi dhe stadiumit ‘Air Albania’. Këtë e paralajmëroi Partia Demokratike zyrtare. Lulzim Basha tha se ndryshimet e ligjit tregojnë se interesat e personave të shpallur non grata për arsye të krimit të organizuar dhe influencimit dhe korruptimit të zgjedhjeve, i kanë vënë sytë Institutit Albanologjik të Tiranës.

Si u largua Instituti i Albanologjisë duke u shëndërruar në degë të Akademisë së Shkencave?

Në vitin 2023 ish- ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi vendimin e qeverisë për mbylljen e Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe kalimin e saj nën varësinë e Akademisë së Shkencave, duke hedhur një dyzinë akuzash për paligjshmëri. “Me vendim të qeverisë po e riorganizojmë këtë Akademi duke i vendosur institutet e saj si institucione autonome pranë Akademisë së Shkencave”, u shpreh Kushi pas mbledhjes së qeverisë. Ajo e referoi vendimin në një kontroll të ministrisë në janar të këtij viti, që sipas saj, kishte konstatuar parregullsi dhe shkelje të rënda ligjore në organizimin e strukturës dhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar. “Edhe pse u mbështet nga ministria, ajo nuk arriti asnjëherë të riorganizohej për të qenë në respekt të ligjit”, tha Kushi. Kushi pretendonte se me shkrirjen e ASA-s si pjesë të Akademisë së Shkencave, e cila drejtohet nga Skënder Gjinushi, një ish-politikan komunist, albanologjia do të ngrihej në një nivel më të lartë. Ky vendim i marrë në vitin 2023 për largimi e Institutit të Albanologjisë dhe votimi në parlament I ligjit për privatizimin e pronave shtetërore i hap rrugë gllabërimit nga private.